Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet paraditen e kësaj të marte për të diskutuar mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka. Vendimi është marrë nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali pas kërkesave të opozitës.
Në njofim, thuhet se mbledhja e thirrur nga kryetarja e Kuvendit Spiropali do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin, t’i dërgojë kësaj gjykate mandatin e Olta Xhaçkës për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo.
Thirrja e Këshillit të Legjislacionit pa përfunduar ende pushimet e verës për deputetët jashtë sesioni, u bë pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Deputetët e opozitës e cilësojnë si të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë, që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.