Inceneratori i Tiranës/ Shehaj: Për herë të parë, PD palë në proces! Do kërkojë hetime për Veliaj, Ramën...

Tuesday, 27 August 2024 22:53
 

Ekspertja financiare Brisida Shehaj, e ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, foli për të rejat që priten nga hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Sipas Shehaj, në vendimin e fundit të SPAK është pjesa e procedurës ku kaloi në gjykim 12 veta që janë pjesë nga Bashkia e Tiranës dhe grupi që punoi për procedurën dhe miratimin e kontratës. 

Shehaj u shpreh se për herë të parë PD ka vendosur që të bëhet palë e këtij procesi, të mos jetë thjeshtë kallëzuesi dhe denoncuesi por PD do jetë palë edhe në gjykim ku do kërkojë që këto hetime të mos mbyllen, por të vihen para përgjegjësisë, Erion Veliajn, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, Edi Ramën.

‘PD ka vendosur që të bëhet palë e këtij procesi, të mos jetë thjeshtë kallëzuesi dhe denoncuesi por PD do jetë palë edhe në gjykim ku do kërkojë që këto hetime të mos mbyllen të tilla, ose më pas prokurori duhet të bëjë me dije nëse ka hapur hetime të tjera për Erion Veliajn, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, Edi Ramën dhe kështu me radhë për emra të tjerë që i mungojnë atij hetimi’, theksoi Shehaj.

Shehaj: Ne pamë vendimin e fundit të SPAK, ku për pjesën e procedurës kaloi në gjykim 12 veta që janë pjesë nga Bashkia e Tiranës dhe grupi që punoi për procedurën dhe miratimin e kontratës.

Ajo që nuk është bërë publike është se kësaj radhe PD i ka kërkuar SPAK që t’i vërë në dispozicion të gjithë dosjen dhe ka vendosur në dijeni edhe GJKKO-në që ta informojë për datën e caktimit të senacës datën paraprake, pasi përcaktohet një gjyqtar paraparak që do të vlerësojë të gjitha hetimet që ka bërë prokurori që të kalojë në gjykim kjo fazë.

PD ka vendosur që të bëhet palë e këtij procesi, të mos jetë thjeshtë kallëzuesi dhe denoncuesi por PD do jetë palë edhe në gjykim ku do kërkojë që këto hetime të mos mbyllen të tilla, ose më pas prokurori duhet të bëjë me dije nëse ka hapur hetime të tjera për Erion Veliajn, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, Edi Ramën dhe kështu me radhë për emra të tjerë që i mungojnë atij hetimi.

Kjo ishte një vendimmarrje shumë e rëndësishme. Është hera e parë që një forcë politike duke faktuar se nuk e ka për konsum politik denoncimin qe këtu vidhet. Këlliçi dhe PD e kanë marrë këtë vendim dhe mua më duket vendim i duhur pasi do t’i japë mundësi grupit të ekspertëve të vlerësojnë të gjitha aktet që prokuroria i ka vënë në dispozicion gjykatës sepse ata thonë që hetimet vazhdojnë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...