Nga Sali Berisha/
Dy ngjarjet e fundit nxorën në dritën e diellit bashkëpunimin e hapur të policisë me bandat. Nga intereceptimet telefonike ka dalë se shefat të policisë rëndomë përgjojnë për llogari të rivaleve dhe nxjerrin në pritë tek vrasësit e tyre të bandes që mbështesin. Por ky bashkëpunim i policisë me bandat e aferta me qeverinë u faktua haptas në dy ngjarjet e fundit në Bushat dhe në Palase. Kështu në Bushat u shkepën brësheri të shumta mbi tre makina të blinduara të bandes se Bajrove midis të cilëve gjendej edhe Safet Bajri. Policia e Shkodrës ndonëse kishte të gjitha pamjet në dy komunikata, fshehu faktin se përleshja ishte me bandën e qeverisë të Bajrove duke fshehur publikut të vërtetën dhe dëshmuar se drejtori i kësaj policie ishte një anëtar me uniformë i bandës së Bajrove. E njëjta gjë u përsërit në përleshjen në Palase e cila mori vëmendjen e merituar në media. Edhe në këtë rast policia informoi për anëtarët e njërës palë në përleshje madje edhe për fishën e tyre kurse fshehu emrat e palës tjetër konkretisht atë të Fatmir Beja duke dëshmuar se ishin nën komandën e tij në mos e kishin organizuar vetë përleshjen.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe bashkëpunumin e narko-policsë me krimin në të gjitha nivelet dhe garanton qytetarët se zero tolerancë ndaj krimit qeveritar dhe jo-qeveritar është dhe do jetë qëndrimi ynë.