I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, koordinatori i PD për Tiranën, Klevis Balliu u shpreh se bashkia duhet të shikojë e të merret me trafikun e rënduar në Tiranë, por kjo bashki merret vetëm me trafikun e drogës, se nuk ka hallin e qytetit, por ka hallin e mafias se vet që ka ndërtuar vetë.
Sipas Balliut, qasja e opozitës duhet të jetë kjo: nje bashkëpunim me qytetarët, dhe seriozitet për tu përballur me këtë bashki.
'SPAK kërkon negociata me ata që ka shpallur në kërkim, që të bësh negociatë , duhet ta bësh më Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, ata janë apo jo? Ata thone s jemi ne, po letrat e shtetit thone janë ata. Apo është Veliaj? SPAK-u po kërkon paraz për incerenatorin me pronarin faktik të inceneratorëve, këto janë çështje të mafies, nuk janë cështje të drejtësisë.
Sa i përket detyrimit që ka bashkia, bashkia mbi të gjitha ka detyrim ndaj qytetarëve dhe ndaj qytetit. S’ka inceneratorë? Përgjigju qytetarëve.
Paguajnë qytetarët taksa, ti ja përkthen ato në shërbime. Paguajnë qytetarët taksën e infrastrukturës arsimore në Astir, s’ka shkollë, te njësia numër 7 s’ka gjimnaz, në njësi të tjera s’ka kopsht, s’ka çerdhe, s’ka asgjë, pavarësisht se paguhen taksat, përse nuk shqetësohen këto për këtë kontratë?
Bashkia duhet të shikojë e të merret me trafikun e rënduar në Tiranë, por kjo bashki merret vetëm me trafikun e drogës, se nuk ka hallin e qytetit, ka hallin e mafias se vet që ka ndërtuar vetë, pra qasja jonë duhet të jetë kjo: nje bashkëpunim me qytetarët, dhe seriozitet për tu përballur me këtë bashki.
Kam dëgjuar keto ditë, si në asnjë vend të botës, që edhe mediat më afër qeverisë deklarojnë: po Erion Veliaj vjedh, po Edi Rama vjedh, vjedhin me lopatë, po janë të lidhur me drogën thonë, po janë të lidhur me trafikntët e drogës, po kështu e ka politika, kështu janë të gjithë politikanët. Jo, nuk është e vërtetë, kështu janë këta, kështu kanë bërë të gjithë thonë, nuk është ë vërtetë, kështu kanë bërë këta.
Nuk ka pasur drejtor shkolle që shiste drogë në kohën e Partisë Demokratikë. Nuk ka pasur drejtor ministrishë që kapeshin me 40 milionë euro kokainë, si ai i Belinda Ballukut.
Nuk ka pasur incenerator fantazëm që paguanin njerëzit 80 mijë euro në ditë në kohën e Partisë Demokratike.
Duhët ta shikojmë pak më gjërë situatën kritike të vendit tonë dhe duhet të veprojmë në përouthje me këtë situatë, reagimi të duhet të jetë në të njëjtin nivel me dëmin që po shkakton pushteti aktual.
Në një shoqeri nëse goditet opozita dhe lideri i opozitës është detyrë të reagosh.'- u shpreh Balliu.