Këlliçi: Me 5D-në Veliaj kapi kupolën e PS! Pse Dumani mban në arrest Berishën dhe nuk sheh firmën e Ramës te inceneratori?

E Enjte, 29 August 2024 21:52
 

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, ka folur për detajet e reja nga afera e Bashkisë Tiranë, si dhe një përgjigje për Fron Nahzi.

Këlliçi u ndal te 23 protestat radhazi përpara Bashkisë Tiranë kundër vjedhjes 100% nga grupi i strukturuar kriminal i drejtorëve të Veliajt nëpërmjet kompanisë 5D, si dhe inceneratorit fantazëm që vijon të marrë miliona euro. 

Sipas Këlliçit, 5D nuk është trajtuar si grup i strukturar kriminal nga ana e SPAK edhe pse vendimi i gjyqtarit të Apelit të GJKKO thotë që të gjithë këta individë plotësojnë të gjitha kriteret për tu konsideruar si grup i strukturuar kriminal.

Duke u ndalur te skandali i blerjes së apartamentit të Gramoz Ruçit nga 5D në vlerën e 454 mijë euro, Këlliçi hodhi dyshime se kjo ka qënë një transaksion fiktiv pasi kjo është një qokë e Veliajt për suport politik brenda PS.

Gjithashtu Këlliçi ngriti pyetje edhe për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, se si ka mundësi që të mbajë kryetarin e opozitës, për 241 ditë në arrest shtëpie, liderin e PD Sali Berisha, pa fakte pa provë pa akuzë dhe i njëjti drejtues i SPAK i ka këto prova flagrante për Edi Ramën dhe nuk i sheh.

‘Kjo bëhet për të amnistuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn’, u shpreh Këlliçi.

Këlliçi: Të dalësh 23 radhë para një institucioni si Bashkia e Tiranës dhe çdo javë të vish me dokumente prova dhe fakte të reja për kryetarin e bashkisë, kjo është e padëgjuar.

Sot u fokusuam te vendimi i GJKKO, që ka dhënë një vendim të detajuar që ka prekur thelbin e çështjes, që 5D nuk është trajtuar si grup i strukturar kriminal. Vendimi i gjyqtarit të Apelit të GJKKO thotë që të gjithë këta individë plotësojnë të gjitha kriteret për tu konsideruar si grup i strukturuar kriminal. I kërkon dhe llogari SPAK se përse nuk i ndjek dhe të ngrejë akuzën e grupit të strukturar kriminal këtyre individëve.

Për të shkuar te blerja e apartamentit që i është bërë Gramoz Ruçit. Ku ka apartament sot në Tiranë që u shiska 454 mijë euro, ndërkohë që sipas informacioneve që kemi është bërë thjesht një transaksion formal sepse kjo ka qënë një qokë për Gramoz Ruçin. Në vendimin e Apelit të GJKKO-së përmendet dhe thuhet që SPAK të hetojë mënyrën e blerjes së këtij apartamenti dhe paratë a janë përfituar nga korrupsioni që ka bërë kompania 5D dhe të shihet kush ka paguar ujin dhe dritat e këtij apartamenti. A ka qëndruar zoti Ruçi edhe pas transaksionit të shitjes në këtë banesë apo jo sepse ka indicie që është kështu. Këto janë punë që do duhet të bënte prokuroria.

5D ka kapur kupolën e Partisë Socialiste. Erion Veliaj nëpërmjet 5D...Transaksioni është në tetor të 2021 kur Ruçi kishte ikur nga kreu i Parlamentit të Shqipërisë kjo është bërë si një qokë për suport politik brenda PS.

Ndër të paktat firma që Edi Rama është bërë për bonusin 8% të pikëve për një kompani që u themelua 8 muaj pasi Edi Rama firmosi këtë bonus.

Si mundet drejtuesi i SPAK të mbajë kryetarin e opozitës, për 241 ditë në arrest shtëpie, liderin e PD Sali Berisha, pa fakte pa provë pa akuzë dhe i njëjti drejtues i SPAK i ka këto prova flagrante dhe nuk i sheh. Kjo bëhet për të amnistuar Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...