Regjistrimet në klasat e para’/ Qëndresa Qytetare: Drejtorët po u vënë gjoba prindërve, MAS të nisë hetim administrativ

Premte, 30 August 2024 10:04
 

Qëndresa Qytetare ka denoncuar drejtorët e shkollave në Shqipëri, që sipas saj po vendosin gjoba ndaj prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Qëndresa Qytetare ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve të nisë hetim administrativ, një fenomen që sipas tyre është më i përhapur në shkollat e zonës së ish Bllokut dhe qendrës së Tiranës, por edhe në rrethe.

Thirrja e Qëndresës Qytetare shkon edhe për Bashkinë Tiranë, që të rishikojë çështjen e adresave, pasi përmes këtij preteksti, qindra fëmijë privohen për të ndjekur shkollimin në një institucion arsimor të caktuar.

Statusi:

Regjistrimet në klasat e para, prindërit të ekspozuar përballë gjobëvënies drejtorëve, MAS të nisë hetimet!

Në një kohë që rajone me nga 70 mijë banorët si Astiri ose Kodra e Diellit nuk kanë një institucion arsimor, regjistrimi fëmijëve në shkolla është kthyer në një mision të vështirë për prindërit dhe në jo pak raste të kushtueshëm.

Me pretekstin mungesës së adresës së banimit, prindërit janë të ekspozuar përballë gjobëvënies që nis nga njësia administrative e deri tek drejtori i shkollës për të regjistruar fëmijën në klasën e parë.

Ky fenomen është më i përhapur në shkollat e zonës së ish Bllokut dhe qendrës së Tiranës, por edhe në rrethe.

Qëndresa Qytetarë i kërkon Ministrisë së Arsimit që me një udhëzim të posaçëm ti kërkojë zyrave arsimorë të nisin një hetim për këtë çështje.

Qëndresa Qytetare i kërkon Bashkisë Tiranë të rishikojë çështjen e adresave, pasi është absurde që më pretekstin e adresës qindra fëmijë të privohen për të ndjekur shkollimin në një institucion arsimor të caktuar.

Qëndresa Qytetare fton prindërit që të denoncojnë pranë nesh dhe pranë institucioneve përkatëse çdo rast kur nga drejtorët e shkollave u është kërkuar ryshfet për të regjistruar fëmijët në shkolla, njofton Qëndresa Qytetare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...