Përqafuar dhe i buzëqëshur, Rama pozon me ‘çunin e pronarit’

Premte, 30 August 2024 10:09
 

Përfundimi i verës me vëllain tim në Tiranë është bërë traditë, shkruan Alex Soros në një postim në rrjetin social, ku tregon se ka mbyllur sezonin veror.

Alex është djali miliarderit të ekstremit të majtë, George Soros, i njohur për  ndikimin e tij në arenën politike globale, gjë e cila po kthehet në një sfidë për shumë politikanë e shtete, të cilët e akuzojnë këtë të fundit për ndërhyrje në sistemet jo vetëm demokratike të një vendi, por edhe në atë gjyqësor. 

I tillë është edhe rasti në Shqipëri, ku Soros me tentakulat e tij kontrollon ekzekutivin, për shkak edhe të kësaj vëllazërie me Edi Ramën.

Pasoja në Shqipëri e ndikimit të tij është e dukshme, pasi në çdo pjesëmarrje të nivelit të lartë të përfaqësimit të vendit tonë, është pjesë përkrah Edi Ramës edhe Alex Soros,

Ky i fundit ka përmbyllur pushimet verore në Shqipëri, duke i kthyer në traditë siç ka preferuar ta përforcojë këtë përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa ka pozuar i përqafuar me Ramën duke e quajtur madje dhe ‘vëllain’ e tij.

 “Përfundimi i verës me vëllain tim në Tiranë është bërë traditë”, shkruan Soros në rrjetet sociale,  me foton bashkangjitur ku shfaqen të dy të përqafuar dhe buzëqeshur.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...