Rama fundos shëndetësinë, shkurton fondet

Premte, 30 August 2024 15:11
 

Në një kohë që barra e sëmundjeve kronike dhe atyre jo ngjitëse po rritet me shpejtësi në popullatë dhe spitalet kanë mungesa të theksuara për ilaçe qeveria shkurtoi me tej buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë me ndryshimet e fundit në aktin normativ.

Sipas ndryshimeve të fundit të publikuara në Fletorën Zyrtare buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë u tkurr me rreth 3 milionë euro, por fondet për shërbimin parësor u tkurren me shumë me rreth 5, 6 milionë euro, teksa u rriten financimet për planifikim dhe administrim me 660 mijë euro.

Nga ana tjetër të dhënat mi treguesit e shëndetit referojnë se sëmundjet kronike janë duke u rritur me shpejtësi, teksa fondet për rimbursimin e medikamenteve nuk po rezultojnë të mjaftueshme

 

Në mes të vitit 2023, qeveria e rriti buxhetin për rimbursimin e medikamenteve në 12 miliardë lekë nga 11,4 miliardë lekë, që ishte në fillim të vitit, por as këto nuk ishin të mjaftueshme dhe janë gjeneruar detyrime të prapambetura.

Në fund të vitit 2023, nga listë-treguesit e pranuar për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve mbetën papaguar rreth 796 milionë lekë. Krahasuar me vitin e mëparshëm, detyrimet e fundit të vitit u rritën me 5.8%, ose për vlerën 673 milionë lekë, deklaron FSDKSH.

Plakja e popullsisë është duke rritur sëmundjet kronike dhe gjithashtu po shtron nevojën për financime më të mëdha në shëndetësi.

Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm, sëmundjet kronike rritën shpenzimet e rimbursimit me 227.7 milionë, rreth 6% lekë më shumë se viti paraardhës.

Në vitin 2023, grupi “Pensionist pa afat” shënuan rritje prej 441.1 milion lekësh më shumë se viti paraardhës ose rreth 78.2% e rritjes totale të shpenzimeve.

Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, rritja e shpenzimeve të rimbursimit më 2023, në krahasim me një vit më parë ka ardhur për shkak të trajtimit me terapi me kosto më të lartë mjekimi për pacientët.

Në këtë shkak kanë ndikuar dhe të gjitha sëmundjet me incidencë të lartë në popullsi siç janë Diabet Mellitus, Hipertension, etj., të cilët janë ndikuar drejtpërdrejtë nga pasojat e Covid-19.

Rritja më e madhe në shpenzimet e rimbursimit vërehet në grupin Grupi A “Trakti digjestiv dhe metabolizmi” me 137.9 milionë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Për vitin 2023 grupi A zë 20.5% të shpenzimeve të rimbursimit, krahasuar me 20% që zinte një vit më parë.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...