Nga Bardh Spahia:
Në Shkodër të gjithë këndojnë thotë "vegla" e Ramës në bashkinë Shkodër, Beci!
Në Shkodër këndon tritoli dhe automatiku për çdo natë, por Benetit ia kanë zënë sytë dhe veshët e i kanë mbyllë gojën ata që udhëheqin atentatet dhe ata që i mbrojnë atentatorët. Përndryshe, nuk ka mundësi që kryetari i bashkisë të jetë kaq i papërgjegjshëm dhe të mos shohë që çdo ditë Shkodra përballet me ngjarje të rënda kriminale, atentate, vrasje, plagosje, tritol, vetvrasje, e kërcënime.
Që çdo vit ka 1000-1500 nxënës më pak në arsimin parauniversitar në Shkodër (këtë vit rrezikojnë të mbyllen të paktën 4 shkolla).
Mbi 33 mijë të larguar nga sytë këmbët në 10 vitet e fundit prej keqqeverisjes së shefit të Benetit bashkë me Benetin.
Shkodra në vend të parë për shifrat e papunësisë.
Apo edhe të gjitha mashtrimet e premtimet e pambajtura.
Një këshillë Benet: me propagandë nuk u mbush dot mendjen shkodranëve se janë të lumtur me lugën bosh dhe plumbat në rrugë