Skënderbeu/ Skulptori: Rekuizita historike çalon shumë! Dhelpra apo krahët e pëllumbit, të tepërt

Diel, 01 September 2024 19:06
 

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Bled Marku, skulptori Benard Lekgegaj ka komentuar shtatoren e Skënderbeut në Kalabri, ku sipas tij sa i përket rekuzitës historike çalon shumë.

Lekgegaj theksoi se elementi i dhelprës apo ujkut është një element i panevojshëm i shtuar kot, që nuk e lidh heroin kombëtar me asnjë ngjarje historike.

‘Janë situata të rrezikshme. Figurat që janë me ndjesi të lartë kombëtare siç është figura e Gjergj Kastriot Skënderbeut, duhet një vëmndje më të shtuar dhe më të kujdesshme kur ke të bësh me ndërtimin e një vepre arti të këtij niveli, pasi ndjeshmëria është shumë e lartë’, u shpreh Lekgegaj.

Lekgegaj: Përsa i përket rekuzitës historike çalon shumë. Elementi i dhelprës apo ujk, për mua nuk gjen vend dhe është një element i panevojshëm i shtuar kot, që nuk e lidh heroin kombëtar me asnjë ngjarje historike. Ka një ngarkesë të tepërt në armaturë, zhurma të tepërta që përdoren për ta kamufluar figurën konkrete. Janë krejtësisht të panevojshme. Apo ajo pelerina që hapet dhe nuk meret vesh a është pelerinë apo krah pëllumbi kur e sheh nga përballë. Në këtë pikëpamje kam kundërshtitë e mia për sa i përket kësaj figure. Janë shumë elementë të tepërt.

Janë situata të rrezikshme. Figurat që janë me ndjesi të lartë kombëtare siç është figura e Gjergj Kastriot Skënderbeut, duhet një vëmndje më të shtuar dhe më të kujdesshme kur ke të bësh me ndërtimin e një vepre arti të këtij niveli, pasi ndjeshmëria është shumë e lartë.

Ndejshmëria publike është shumë e lartë dhe interpretimet apo keqinterpretimet marrin rrugë dhe ndoshta e cënojnë deri diku aspektin historik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...