Kërkojnë akses në autostradë/ Pas padisë në SPAK, banorët e Thumanës thërrasin protestë para Parlamentit

Hënë, 02 September 2024 12:30
 

Banorët e Thumanës kanë thirrur një protestë këtë të hënë, më 2 shtator, në orën 17:00 përpara Parlamentit, ku kërkojnë akses në autostradën Thumanë-Kashar, (SH1) që kalon përmes zonës së tyre.

Në njoftimin e bërë publik, banorët theksojnë se problemi i aksesit në këtë segment të rëndësishëm të aksit kombëtar rrugor ka pasojë të mëdha për komunitetin e Thumanës dhe më gjerë. 

“Grabitja që i bëhet këtij segmenti nuk është vetëm humbje për ne, por për të gjithë,” thuhet në njoftimin e tyre.

Banorët kërkojnë që të sigurohet hyrja dhe dalja në autostradën SH1, e cila është një arterie kryesore për transportin dhe zhvillimin e zonës.

Ata ftojnë të gjithë ata që mbështesin kauzën e tyre të bashkohen në protestën që do të mbahet përpara Parlamentit për të shprehur shqetësimet e tyre dhe për të kërkuar zgjidhje nga autoritetet kompetente. 

Kujtojmë se banorët e Thumanës, Krujës, Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth kanë kallëzuar në SPAK për akuzat e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Korrupsionit’, ‘Shkeljes së Barazisë në Tendera’, ‘Falsifikimit të Dokumentave’ zv.kryeministren  Belinda Ballukun, Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, ARRSH dhe të gjithë institucionet që kanë marrë pjesë në tenderin e autostradës Thumanë-Kashar. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...