Raporti, ndotja e ajrit tejkalon normat në disa qytete nga Tirana në Korçë e Elbasan

Hënë, 02 September 2024 12:38
 

Ndotja e ajrit në disa qytete edhe për vitin 2023 u shfaq problematike me disa tregues që ishin mbi norma.

Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit i publikuar së fundmi tregon se në periudha të caktuara në zona të caktuara tregues të ndryshëm të dëmshëm shfaqen në tejkalim të parametrave të lejuara.

Së pari analizohet gjendja e grimcave të pluhurit (PM10 dhe PM 2.5). Sipas AKM bazuar në rezultatet e monitorimit kemi tejkalim të normës vjetore të PM10 (40 µg/m3 ), në stacionin e Tirana Higjiena dhe në stacionin e Elbasanit.

“Në stacionin e Tirana Higjiena kemi një tejkalim të normës vjetore të PM10 në masën 35.4%, ndërsa në stacionin e Elbasanit kemi një tejkalim të normës vjetore në masën 19.62%. Referuar të dhënave vjetore në stacionin e Korçës, Tirana AKM dhe Tirana MTM, vlerat e PM10 i përafrohen normës vjetore, ndërsa referuar të dhënave mujore kemi tejkalim të normës vjetore të PM10 në stacionin e Korçës vetëm në muajt janar, shkurt dhe dhjetor 2023.

Kjo tregon që kemi rritje të grimcave të pluhurit PM10 vetëm në periudhën e ftohtë të vitit, si rezultat i përdorimit të lëndëve fosile ose drurit për ngrohjen e banesave. Vlera mesatare e PM10 për të tre muajt janar, shkurt dhe dhjetor 2023 është 59.51 µg/m³ dhe kemi tejkalim të normës vjetore të PM10 (40 µg/m³) prej 48.8% vetëm gjatë dimrit”, thuhet në raport.

I njëjti vlerëson se duke iu referuar të dhënave ditore të PM10, krahasuar me normën ditore (50 µg/m³) kemi tejkalim të normës ditore të PM10 në stacionet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, Tirana ASHR, Tirana AKM dhe Tirana MTM në periudhën janar–mars, korrik dhe dhjetor.

 

Sa i takon treguesit PM2.5 referuar të dhënave mujore, kemi tejkalim të normës vjetore të PM2.5 në stacionin e Korçës në muajt janar, shkurt dhe dhjetor 2023.

“Ashtu si në rastin e PM10 kemi rritje të grimcave të PM2.5 vetëm në periudhën e ftohtë të vitit, kjo si rezultat i përdorimit të lëndëve fosile ose drurit për ngrohje në këtë qytet. Vlera mesatare e PM2.5 për të tre muajt Janar, Shkurt dhe Dhjetor 2023është 44.47µg/m³ e shprehur në % kemi tejkalim të normës vjetore të PM2.5 prej 77.9%”, nënvizon AKM.

Duke u ndalur në treguesin e dioksidit të azotit raporti vlerëson se kemi tejkalim të normës vjetore të NO2 në stacionin e Tirana ASHR në muajt janar, gusht, shtator, tetor, nëntor. Në muajt e tjerë të vitit vlerat mesatare mujore të NO2 janë shumë afër normës, por nuk e tejkalojnë atë. Kjo rritje vjen si rezultat i qarkullimit të automjeteve shpeshherë me trafik të rënduar. Dioksidi i azotit nga ana tjetër sipas matjeve nuk rezulton në tejkalim në asnjë prej stacioneve.

Monitorimi i SO2 për vitin 2023 është realizuar në stacionet e Tirana Sauk, Tirana ASHR, Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës dhe Elbasanit. Bazuar në të dhënat e monitoruara rezulton se në asnjë stacion nuk kemi tejkalim të vlerës limite ditore dhe as të vlerës limite orare për SO2.

Sa i takon monoksidit të karbonit matja është realizuar në stacionet e Durrësit, Elbasanit, Fierit, Korçës, Shkodrës, Tirana ASHR dhe Tirana Sauk. Bazuar në vlerat mesatare vjetore nivelet më të larta të CO janë monitoruar në nënstacionin e Elbasanit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...