Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të kenë në foksus komunkimin dhe propagandën në rrjetet sociale e në media, përgjatë sezonit të ri politik. Në nisje të sesionit parlamentar, deputetëve dhe ministrave socialiste nuk u eshte dhënë porosi për jetën parlamnetare por u është kërkuar të fokusuohen të komunkimin publik, pasi Partia socialiste ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 2025.
Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, Partia Socialiste ka nisur edhe fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Kjo ishte porosia kryesore që ju është dhënë deputetëve dhe ministrave socialsite, të cilët nga sot duhet të jetojnë dhe të angazhohen si të jenë në fushatë elektorale. Megjithëse mbledhaj e grupit pralamentar u mbajt në nisje të sesionit të ri parlamnetar, në vend të porosive, për kryerjen e detyrave që lidhen me kuvendin, ministrave dhe deputetëve ju është kërkuar që të kenë në fokus propagandën, me postime ne rrejte sociale dhe të jenë sa më prezent në media dhe në opinionin public. Deputetët dhe ministrat janë paralajmëruar se në fund të muajit do të ketë edhe një analizë për të vlerësuar aktivitetin e tyre në rrjete sociale dhe në public. Edhe pse kryeministri mungoi në mbeldhejn e grupit parlamentar, kreu i grupit Niko Peleshi, kryetarja e kuvendit, Elisa Spiropali dhe minsitri për marrëdheniet me parlamentin Taulant balla, u kujdesën të përcjellin të gjitha porositë e Edi Ramës, i cili propogandën dhe komunkimin, e kishte në fokus të mbledhjes informale që zhvilloi edhe një ditë më parë me anëtarët e kabinetit. Ndërsa minsitri npër marrëdhneiet me parlamentin Taulant Balla, u kërkoi ligjvenesve socialistë të jenë prezente dhe të mos mungojnë në seancat plenare dhe komisionet parlamenatre, më e ashpër ishte kryeparlamnetarja Elisa Spiropali, me ministrat.
Spiropali u tërhoqi vemendjen ministrave duke u kerkuar, që të jenë prezentë nga fillimi deri në fund në Parlament, kur diskutohet një projektligj i dikasterit që mbulojne në të kundërt projektligji nuk do diskutohet në atë seancë.
Por Edi Rama nuk do të mjaftohet me kaq. Pas mbledhjes me ministrat, ku janë vednosur objektivat që mazhoranca do ketë për propagandënnë rrjetet sociale dhe media, shefi I qeverisë do të mbledhë në një reatreat me fokus komunkimin publik edhe deputetët e grupit parlamenatr, të cilët do te trajohen dhe do tu vendosen objektiva dhe detyra të qarta sa i përket performacës së tyre, në rrjetet sociale dhe në media, që me sa duket është e vetmja gjë, që shqetëson kryeministrin Edi Rama.