Enton Abilekaj, Gazetar, Drejtor i Dosja.al I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv komentoi nisjen e sezonit të ri politik, dhe se çfare pritet të ndodhë.
Abilekaj u shpreh se ndërkohë që fokusi në këtë startim takimesh duhet të ishte një bilanc, prioritet për mazhorancën, u bë kursi i me menaxhimit të rrjeteve sociale, pra propaganda.
Besoj që të dyja palët sot kanë parashtruar pikat kryesore ku do përqëndrohen deri në zgjedhje, sepse kjo është fillimi i një fushate të ngjashme me atë elektorale.Pra, po ta shohim te grupi paralamentari opozitës, është përqëndruar në rritjen e pensioneve në minimumin jetik, pra na zhdukjen dhe minimizimin e varfërisë.
Një objektiv ky që prek shumë qytetar, të paktën 30 përqind të numrit total të tyure dhe demokracinë, korrupsionin e komanduar.
Besoj se diçka më shumë do ketë në të ardhmen opozita për të treguar se si do të mbajë shqiptarët në Shqipëri kur të vijë në pushtet por këto ja lëmë kohës.
Ndërsa mazhoranca teksa i duhej të bënte nje bilanc, ka zgjedhur sërish të bëjë dhe zhurmë dhe propagandën nëpërmjet rrejteve sociale.
Dhe në Dajt dje dhe sot , fokusi ka qenë kursi i përdorimit të Facebook, Instagram, Tik Tok, etj.