Veliaj si ‘kuçedra’ e Tiranës, lë pa ujë kryeqytetin/ Denoncimi: Ka ikur që në gusht...Do na zërë kolera!

E mërkurë, 04 September 2024 11:58
 

Tirana po vuan mungesën e ujit të pijshëm, sikur të mos mjaftonin temeraturat e larta edhe në këto ditë të para shtatori.

Denoncimi ka mbërritur në redaksinë e Syri. Netnga qytetarë të Tiranës, të cilët raportojnë për mungesë të ujit të pijshëm në çezmet e banesave të tyre. 

Qytetari thotë për Syri.Net se uji vjen vetëm 20 minuta në ditë ose nuk vjen aspak dhe atëherë kur vjen është pa presion, ndërsa për të përmbushur nevojat e tyre janë të detyruara që ujin ta blejnë me bidona, pavarëisht kostove që mund të kenë për ta.

Qyetari ngre shqetësimin se mungesa e ujit e ka zanafillën që prej muajit gusht, ndërsa situate vijon të jetë e njëjtë edhe në shtator.

Frika për përhapjen e sëmundjeve infektive si pasojë e mungesës së ujit në rubineta dhe depozita është e madhe, teksa shtojnë se pavarësisht këmbnguljes së tyre për të marrë një përgjigje nga Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Erion Veliaj kanë vajtur në vesh të shurdhër.

‘Erion Veliaj ka premtuar 24 orë ujë, dhe jo që vetëm 24 orë nuk e ka sjellë, por as me orare tri herë në ditë nuk po e sjell më. Jo sikur jetojmë në kryeqytet europian gjasme, por sikur jetojmë në ndonjë vend të bombarduar’, thuhet në mesahin e qytetarit drejtuar redaksisë së Syri.Net.

Denoncimi: 

Përshëndetje Syri!

Prej ditësh shumë zona në Tiranë vuajnë nga mungesa e ujit. Është e tmerrshme se si në këto temperatura qytetarët në Tiranë të lihen për ditë të tëra pa ujë.

Shumë zona të populluara si Rr.Elbasanit, Ali Dem, Astir, etj. nuk kanë ujë për më shumë se një javë.

Uji vjen një herë në ditë 20 minuta në mëngjes pa presion fare, ose nuk vjen aspak.

Po detyrohemi të blejmë bidona me ujë sepse kemi në shtëpi fëmijë të vegjël dhe njerëz të sëmurë që duan shërbimin me ujë më çdo kohë.

Kam kryer dhe denoncime në media dhe portale të tjera por askush nuk ka dënjuar të shkruajë një lajm për mungesën e ujit, shpresoj që ky reagim i imi të marrë zë te ju.

Erion Veliaj ka premtuar 24 orë ujë, dhe jo që vetëm 24 orë nuk e ka sjellë, por as me orare tri herë në ditë nuk po e sjell më. Jo sikur jetojmë në kryeqytet europian gjasme, por sikur jetojmë në ndonjë vend të bombarduar.

Uji ka ikur që në gusht, tani është shtator. Do na zejë kolera nga mungesa ujit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...