Rama gropos bujqësinë/ 55% të fondeve për mbështetjen e prodhimit i merr 'administrata e rilindjes' jo fermerët

E mërkurë, 04 September 2024 16:04
 

Për shkak të bllokimit të fondeve të BE-së nga programet IPARD fondet për subvencionin bujqësor ishin më të ulëta ketë vit, por më shumë se gjysma e tyre rreth 55 e tyre janë programuar si shpenzime korrente dhe 45 për qind si shpenzime kapitale.

Sipas një studimi rajonal të Organizatës Botërore të Ushqimit (FAO), në vende të tilla si Bosnjë-Hercegovinë, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, pesha e pagesave direkte për fermat arrin në 70-80% të buxheteve të bujqësisë, shumica e të cilave është e lidhur me prodhimi blegtoral ose përdorimin e inputeve, ndërsa në Shqipëri edhe pse financimet janë të ulëta ato shkojnë më së shumti për shpenzimet e administratës dhe të tilla që nuk nxisin prodhimin. 

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave buxheti për mbështetjen e prodhimit bujqësor, pa ndryshimet e fundit ishte 7,2 miliardë lekë nga të cilat rreth 4 miliardë klekë ose 55 % e programit ishin shpenzime korrekte dhe 3,2 miliardë lekë ose 45 për qind janë shpenzime kapitale. Në ndryshimet e fundit të buxhetit 2024 fondi për mbështetjen e prodhimit bujqësor u shkurtua me tej për shkak të realizimit të dobët që kishte ky program së paku deri në 5 mujorin e parë.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në 5 mujorin e parë të vitit 2025 fondet për mbështetjen e prodhimit bujqësor ishin 611 milionë lekë ose vetëm 8,4 e programit vjetor. Zakonisht në muajt e parë të vitit fermerët bëjnë gati dokumentet dhe aplikimet me pas fondet ndahen në muajt e fundit te vitit.

Në ndryshimet e fundit që hynë në fuqi javën e kaluar qeveria rishikoi me ulje fondet për bujqësinë

. Shkurtimin më të mëdha i ka marrë mbështetja ndaj fermerëve, me rreth 4,3 mln milionë euro. Fondet për programin e mbështetja e prodhuesit bujqësor arrijnë në 6.8 miliardë lekë nga 7,2 miliardë ne aktin normativ numër 1 me rënie 4,3 milionë euro.

Edhe në buxhetin fillestar të vitit 2024, sektori i bujqësisë mori të paktën 9% më pak financime se plani i finalizuar në aktin normativ për ndryshimin e buxhetit 2023.

Shqipëria financoi mesatarisht më 0.19% të PBB sektorin bujqësor gjatë viteve 2020-2021. Sipas një krahasimi të Bankës Botërore, ky është niveli më i ulët në Rajon dhe në BE .

Vetëm Shqipëria spikat si një vend në Rajon me nivel të ulët të mbështetjes bujqësore për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj.

Përveç financimeve të brendshme nga buxhetet kombëtare, bujqësia ishte duke përfituar financime të konsiderueshme nga programi IPARD i Bashkimi Europian një instrument për vendet në proces anëtarësimi në BE.

Në të gjithë rajonin, fondet e IPARD shënuan rritje të disbursimeve pas pandemisë. Sipas grafikut bashkëngjitur, Shqipëria do të përfitonte nga viti 2023 deri më 2027 rreth 94 milionë.

Shqipëria dhe Serbia ishin përfituesit më të mëdhenj nga programi IPARD, por një proces hetimi nga zyra e hetimit për rregullisë e procesit (OLAF) ka bllokuar fondet për Shqipërinë për një kohë të pacaktuar.

Duke analizuar veprimtarinë për vitin 2023, OLAF zyra kundër mashtrimit në BE vuri në dukje aplikantëve në Shqipëri u kërkohet t’i paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale.

Kontratat që jepen pa konkurrim, ose me konkurs të manipuluar (me oferta false që dorëzohen) dhe nga ana tjetër çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale. Pas hetimit, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II rreth 33 milionë euro si abuzim.

Image

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...