‘35 dosje për krime elektorale’/ Berisha: Krye lakej i Ramës që kontrollon SKAP-in thotë se do merret në janar

E mërkurë, 04 September 2024 21:54
 

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar SPAK, se ka në zotërim 35 dosje që kanë ardhur nga shërbimi i zbatimit të ligjeve të vendeve partnere dhe vetëm 4 prej tyre janë shqyrtuar, ku kanë mbi 50% të tyre krime elektorale.

‘Asnjë fashikull, asnjë faqe, asnjë fakt nuk është prekur me dorë, nga një krye lakej i Edi Ramës i cili kontrollon SKAP-in, dhe në një akt të papërgjegjshmërisë totale iu thotë shqiptarëve se do të merrem nga janari me to. Dhe do t’u thotë se këto janë krime elektorale, krime të intelektualëve dhe nuk mund t’i zgjidhi’, theksoi Berisha në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së. 

Berisha: Unë dua të informoj shqiptarët se, nga 35 dosje me rrth 1 mln faqe që kanë ardhur nga shërbimi i zbatimit të ligjeve të vendeve partnere, vetëm 4 prej tyre janë shqyrtuar. Por edhe këto 4 që janë shqyrtuar, këto dhe të tjera, kanë mbi 50% të të gjitha bisedave, të të gjithë krimeve i ka në rrafsh elektoral.

Asnjë fashikull, asnjë faqe, asnjë fakt nuk është prekur me dorë, nga një krye lakej i Edi Ramës i cili kontrollon SKAP-in, dhe në një akt të papërgjegjshmërisë totale iu thotë shqiptarëve se do të merrem nga janari me to. Dhe do t’u thotë se këto janë krime elektorale, krime të intelektualëve dhe nuk mund t’i zgjidhi.

Pse i theksoj këto? I theksoj, sepse ne vetë, në këto kusht kur asnjë nga krimet madhore që kryen regjimi, që denoncohet nga opozita nuk përbën objekt hetimi nga drejtësia e sotme, ose ato amnistohen në mënyrën më kriminale, atëherë na detyron t’i themi vetes: dale, çfarë jemi ne?

Edhe kësaj pyetje duhet t’i japim përgjigje.

Në qoftë se u përpoqën me mekanizma anti-kushtetuese, anti-ligjore të vendosin nën kontroll PD, t’i emërojnë kryetarin asaj, etj., dhe ta shndërronin në kamp opozitë. Tani, sigurisht kanë dështuar me këto, por tani kanë gjetur, kanë zgjedhur injorimin total të zërit të saj në shoqëri.

Në një farë mënyrë, në sytë e shqiptarëve kjo opozitë nuk ka fuqi. Kjo opozitë nuk ka pushtetin që i takon me ligj dhe Kushtetutë. Kjo opozitë shëmbëllen një lloj dekori për këtë regjim.

E them këtë për të ndërgjegjësuar çdo demokrate dhe demokrat se në çfarë pozicioni jemi ne sot, dhe ne hymë në vit elektoral, në një kohë kur asnjë nga rekomandimet e OSBE-ODIHR nuk është pranuar të shqyrtohet nga Edi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

Kronikë

Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Del ekspertiza mjeko-ligjore: Dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit

    Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për 42-vjeçarin Egli Proga, i cili u rrah për vdekje më 10 gusht në një lokal në Pogradec. Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e...