Berisha: Vetëm një nga çunat e Dubait ka transferuar 3 miliardë euro! Protesta, rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë

E Enjte, 05 September 2024 21:28
 

Kryedemokrati Sali Berisha bëri një tjetër denoncim të fortë në lidhje me aktivitetin kriminal të bandave dhe transferimin nga Dubai të 3 miliardë eurove dhe pastrimin e tyre.

‘Vetëm një nga çunat e Dubait ka transferuar 3 miliardë euro! Protesta, rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’. 

Berisha: Të dashur miq, shtatori është muaji i opozitës.

Nuk mund të pranojmë kurrë më që këta kriminelë, këta bashkëpunëtorë të bandave më të rrezikshme të Europës, vetëm njëri prej tyre ka transferuar nga Dubai në Europë, tre miliardë euro, Çopja.

Imagjinoni ju se çfarë fuqie kanë ata, kur vetëm njëri prej tyre disponon gjysmën e prodhimit të përgjithshëm të Shqipërisë në vlerë.

Miqtë e mi, Edi Rama duhet të largohet sa më parë.

Protesta jonë për qeveri teknike, për zgjedhje të lira, është rruga e vetme e shpëtimit të Shqipërisë.

Është rruga e vetme për ndryshimin e pushtetit.

Rruga e vetme për ardhjen e opozitës në pushtet.

Rrofshi ju.

Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...