Studentët janë organizuar për të protestuar kundër sistemit arsimor pas problematikave të shumta që janë hasur në prag fillimi të vitit të ri shkollor.
Kjo protestë është zhvilluar përballë godinës "Liria" në Qytetin Studenti ku pritet dhe një takim që do të zhvillohet nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe ambasadori i BE-së.
"Europa kurrsesi nuk duhet të ftojë një person, i cili është koka e korrupsionit në Tiranë, që të flasë përballë studentëve.
Studentët nuk mund të mirëpriten nga një zyrtar, i cili është i lidhur direkt me korrupsionin dhe dënoj këtë pakujdesi nga ana e Kolegjit të Europës në përzgjedhjen e personave që do të flasin përpara studentëve.
Kryetari i bashkisë ka administratën në burg, është në hetim aktiv pasuror dhe dyshohet për lidhjet me mafien italian dhe ne nuk mund të pranojmë që të flasë përpara studentëve një person si Erion Veliaj," thanë protestuesit.