Këlliçi: Ambasadori i BE po promovon si model suksesi hajdutin ordiner Veliaj! E ftoj të nxjerrë diplomën e universitetit

Premte, 06 September 2024 15:58
 

Belind Këlliçi denoncoi në protestën e sotme përpara Bashkisë së Tiranës skandalin me hapjen e Kolegjit Europian në Tiranë, ku i ftuar për fjalën kryesore është pikërisht Erion Veliaj.

“Dita e sotme ka nisur me një aktivitet të shëmtuar, ku regjisor kryesor është ambasadori i BE, Gonzato, i cili ditën e sotme do u shesë të rinjve ekselentë të Tiranës si model suksesi Erion Veliajn, një hajdut ordiner, një mbeturinë njerëzore dhe politike, i cili është në hetim për vjedhjen e 132 milionë eurove nga inceneratori, të paktën 30 milionë eurove nga dosja 5 PD. 

Një njeri që ka betonizuar Tiranën, që ka shkatërruar qytetin e Tiranës, ka shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe këtë njeri, zyra e delegacionit të BE, së bashku me një komuniste si Federica Mogherini e shesin si simbol suksesi.

Kjo është një tallje për çdo njeri që ka një pikë dinjiteti në këtë vend.

Mos vallë zyra e BE nuk e di që ky hajdut është në hetim pasuror?

A mos nuk e dini se gjysma e stafit të tij kanë vjedhur vota dhe janë në burg?

Për çfarë e thërrisni Erion Veliajn? Për të thënë që nuk ka mbaruar shkollën e lartë?

Ftoj Veliajn të vijë këtu të nxjerrë diplomën e universitetit dhe të tregojë a ka shkollim apo jo?” tha Këlliçi.

Ai tha se protestat do të vazhdojnë.

“Si ka mundësi që goditet opozita pse mbron qytetarët, pse mbron Tiranën?

Si ka mundësi që kryetari i opozitës mbahet në arrest pa fakte, pa akuza, pa provë e ndërkohë këta hajdutë nuk u lëviz qimja e flokut?

Të dashur qytetarë, e dini mjaft mirë metodën e Edi Ramës, mjafton të pyesni Saimir Tahirin, Arben Ahmetajn dhe do e kuptoni se si do vijojë karriera e Erion Veliajt, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, etj.

Ndaj, duke falënderuar të gjithë qytetarët që erdhën në këtë protestë rekord të 24-tën, i them Erion Veliajt se kjo protestë nuk mbyllet pa ikur ti nga bashkia dhe pa shkuar përpara drejtësisë.

PD ka nisur punën në terren dhe kudo jo vetëm për fitoren e zgjedhjeve, por mbi të gjitha për lirimin e liderit të opozitës dhe për të garantuar qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...