Tubimi qytetar/ Berisha: Taulant Balla me Vath Stakën liruan terroristët që i vendosën tritol qytetarit

Diel, 08 September 2024 10:58
 

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë tubimit të sotëm në Rrugën e 'Shpresës' u ndal dhe tek ngjarjet kriminale të ndodhura një pas një në qytetin e Shkodrës, teksa për këtë fajësoi drejtpërdret qeverinë.

Berisha tha se, krimi është vendimmarrësi më kryesor për arsye se ligji nuk ekziston për krimin. Ai ka ushtarët e tij ministrat, qeveritarët, zyrtarët, drejtorët e policisë që i blen me lecka, që i urdhëron si ushtarë të bindur.

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë fjalës së tij të mbajtur në protestën maratonë u ndal dhe tek ngjarja që tronditi opionionin publik, ku ditën e sotme në maternitetin e Korçës lindi fëmijën e saj një 14-vjeçare, por për këtë rast u arrestua i fejuari i saj 21-vjeçar.

Ndaj të riut rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Akuzë të cilën Berisha e quajti të padrejtë, ashtu si dhe ‘mbajtjen e babait pas hekurave’, teksa krahasoi këtë me lirimin e terroristëve që i vendosën tritol qytetarit, nga Taulant Balla me Vath Stakën.

Lideri demokrat, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha  për t’iu dëshmuar partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota.

Berisha shtoi gjatë fjalës së tij se, zemërimi dhe revolta e qytetarëve do të mundë të nxjerrë shqiptarët dhe Shqipërinë nga kthetrat e zeza të këtij krimi që ka ngërthyer shtetin, narkoshtetin e tyre në çdo qelizë.

Gjatë fjalës së tij në protestën maratonë Berisha tha se, bota do të shohë se si shqiptarët me votën e tyre do të hedhin në koshin e plehrave të historisë Edi Ramën dhe bandën e tij të qeverisë hajdute.

FJALA E PLOTË

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë. Mirënjohje oratorëve të platformës së fjalës së lirë.

Një urim të përzemërt Deas për ditëlindjen e saj. Një përqafim të fortë Dionisit për fjalën e tij.

Të dashur miq, sot Shqipëria ka nevojë për zërin e çdo shqiptari. E çdo të riu, çdo adoleshenti, çdo të mituri, çdo burri, çdo gruaje, çdo të moshuari sepse çdo ditë që vendi përjeton, ai bëhet më i pasigurt.

Bëhet më i varfër. Bëhet më i vjedhur. Më i shtypur.

Ju jeni dëshmitarë se si krimi ka futur në darën e tij të pamëshirë Shkodrën.

Kalohet nga një atentat në një atentat. Nga një ekzekutim në një ekzekutim tjetër. Ju jeni dëshmitarë se krimi godet pa mëshirë në Tiranë. Godet në mbarë vendin. Dhe se ai është vendimmarrësi më kryesor.

Ai është vendimmarrësi më kryesor për arsye se ligji nuk ekziston për krimin. Ai ka ushtarët e tij ministrat, qeveritarët, zyrtarët, drejtorët e policisë që i blen me lecka, që i urdhëron si ushtarë të bindur.

Sot po lexoja se kanë arrestuar për shkelje të ligjit të moshës së martesës babanë e një djali të sapolindur, i martuar natyrisht para kohe me dashuri me bashkëshorten e tij.

Mendojeni miq, ai ka foshnjen në shtëpi dhe vetë në qeli.

Taulant Balla, i cili me Vath Stakën, të urdhëruar nga banda, liroi terroristët që i vendosën tritol qytetarit për ta hedhur në erë, kalon nga një ministër në një ministër tjetër.

Altin Dumani, i cili merr në pyetje Ymer Lalën për vrasje, i denoncuar për vrasje nga dëshmitari i drejtësisë, në 90 pyetje që i drejton, asnjë pyetje për vrasjen dhe ekzoneron, e amniston nga vrasja.

Miq, a mund të pyesim Taulant Ballën: sa para të pagoi Suel Çela që të urdhëroi për të liruar vrasësit e tij në Shkodër?

Sa para të paguan Bajrët për të liruar autorët e vrasjes së porositur?

A mund të pyesim Dumanin, sa para o mercenar, të pagoi Ymer Lala për të mos e pyetur për vrasjen dhe për të mbyllur çështjen e vrasjes?

Miq, këto janë vetëm dy pyetje, por si këta janë me dhjetëra, janë me qindra. Janë në prokurori, janë në gjykata. Janë në kryeministri. Janë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës.

Dje shkarkuan Rrumbullakun, i cili u shndërrua në një vegël të verbër dhe u flak si një limon i shtrydhur nga ministra kriminelë dhe banditë.

Por, ai që zëvendëson Rrumbullakun, ai është njeriu i medaljeve të zeza.

Ai është emërtesë e Suel Çelës dhe Taulant Ballës.

Shikoni miq gjer ku arrin krimi, të na emërojë drejtorin e përgjithshëm të policisë, sepse ministri i ri është në xhep të krimit.

Ky ushtar i Lubi Ballukut zbaton vetëm urdhra.

Atëherë më thoni mua, a nuk janë këta vrasës, këta kriminelë mbi ligjin?

A nuk është shteti ligjor një hipokrizi në Shqipëri?

Ku të ketë siguri në këtë vend, kur bandat vendosin kudo.

Miqtë e mi, Shqipëria thërret sot çdo shqiptar t’i dalë zot këtij vendi.

Shqipëria ka pasuri përrallore për të begatuar çdo shqiptar.

Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme për të punësuar edhe dy herë më shumë shqiptarë se ç’banojnë sot këtu.

Por Shqipëria është vendi që plaçkitet, që vidhet më shumë se çdo vend tjetër në Europë.

Shqipëria është vendi në të cilin fondet publike vidhen si askund tjetër.

Pasuritë publike shndërrohen në pasuritë e qeveritarëve.

Shqipëria është vendi i qytetarëve pa drejtësi.

Vendi në të cilin një qytetar, për të marrë një vendim nga gjykatat, duhet të presë 14.6 vite.

Kjo kohë nuk ekziston kurrë në asnjë vend të planetit tokë.

Kjo ndodh në mes të Europës.

Kjo ndodh me shqiptarët.

Dhe ata të cilët me Edi Ramën realizuan këtë eksperiment të turpshëm, lënien e një kombi pa drejtësi, mbrojnë veprën e tyre, dështimin e tyre dhe jo të drejtën e shqiptarëve për proces ligjor të drejtë.

Miq, gjithçka pra është sot në duart tona.

Gjithçka varet nga guximi ynë.

Gjithçka varet nga revolta jonë.

Gjithçka varet nga zemërimi ynë.

Ndaj dhe sot për çdo shqiptar duhet të ketë vetëm një moto: sulm, sulm dhe vetëm sulm!

Sot është ora e sulmit kundër këtij regjimi.

Sot është ora e guximit.

Sot është ora e revoltës popullore!

Vetëm zemërimi juaj, vetëm revolta e qytetarëve do të mundë të nxjerrë shqiptarët dhe Shqipërinë nga kthetrat e zeza të këtij krimi që ka ngërthyer shtetin, narkoshtetin e tyre në çdo qelizë.

Këtu gara e zyrtarëve është kush të vjedhë më shumë.

Cili të plaçkisë më shumë.

Cili të shtrëngojë lidhjet, aleancat me bandat dhe krimin.

Qytetarë dhe qytetare, ne jemi shumica, ata janë pakica.

Unë ju garantoj ju se sapo ne të ngrihemi, të vërsulemi kundër tyre, ata si minj do të kërkojnë vrimat e miut.

Të dashur qytetarë, mos harroni kurrë se nuk ka hajdut trim mbi tokë.

Se hajduti është vetëm frikacak.

Është vetëm mbatharak.

Hajduti ka frikë nga hija e tij, pa lëre më nga qytetari i guximshëm.

Ndaj dhe të bashkuar më shumë se kurrë të nisim revoltën tonë.

Të nisim betejën tonë.

T’u dëshmojmë të gjithë shqiptarëve, t’u dëshmojmë partnerëve tanë që duan një Shqipëri demokratike, se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota.

Nuk humbet kurrë besimin tek vota e lirë.

Vlerësimin tek vota e lirë.

Nuk humbet kurrë betejën për dinjitetin e tij.

Për lirinë e tij, për shpresën dhe të ardhmen evropiane të shqiptarëve.

Ndaj dhe të dëshmojmë veten si evropiane të vërtetë që mbrojnë vlerat e lirisë.

Që sakrifikojnë për vlerat e lirisë.

Që nuk pranojnë të qeverisen nga ministra kriminelë, nga kryeministër kriminel.

Nuk pranojnë të qeverisen nga qeveritarët që i plaçkisin ata ditën dhe natën.

Nuk pranojnë kurrë t’u rrëmbejnë votën. Ta shndërrojnë votën e tyre në krim dhe krimin në privilegje për hajdutët.

Miq, fitorja është në duart tona.

Fitorja është në guximin tonë.

Fitorja është në ndërgjegjen tonë.

Fitorja është në vullnetin tonë.

Ndaj dhe le të ngrihemi guximtarë për të përmbysur diktaturën e bandës për të krijuar qeverinë teknike.

Për të krijuar komisionin e të vërtetës, i cili është kushti i të gjitha kushteve që qeverisja në Shqipëri të shkëputet përfundimisht nga krimi.

Të votojmë të lirë.

Shqiptarët vendosin me vullnetin e tyre dhe pastaj, do të shohë bota se kë mbështesin shqiptarët.

Do të shohë bota se si shqiptarët me votën e tyre hedhin në koshin e plehrave të historisë Edi Ramën dhe bandën e tij të qeverisë hajdute.

Qeverinë e tij organizatë kriminale.

Prokurorinë e tij private organizatë kriminale.

Institucionet e shndërruara në vegla të verbra të narkoshtetit.

Ky është shansi i Shqipërisë.

Kjo është shpresa e Shqipërisë.

Kjo është fitorja e Shqipërisë.

Ndaj dhe për të gjithë, o sot o kurrë, sulm, sulm dhe vetëm sulm.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...