‘Misioni juaj, shpresa e fundit’/ Berisha: Demokratët, qytetarë të klasit të parë, krenarë për idealet që kanë!

Diel, 08 September 2024 18:35
 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij, u kërkoi 12 drejtuesve të qarqeve politike se misioni i tyre është shpresa e fundit për vendin, për shkak se shqiptarët sot nuk kanë asnjë alternative dhe nuk kanë kujt t’ia kërkojnë një gjë të tillë.

Sipas Berishës, drejtuesit politik të PD në qarqe janë mundësia e vetme, për të plotësuar pritshëmritë e shqipatrëve.

Për kryedemokratin Berisha, demokratët nuk mund të jenë kurrë qytetarë të dorës së dytë, pasi ata janë qytetarë të klasit të parë, krenarë për idealet që kanë, krenarë me trashëgiminë që kanë.

Berisha: Të dashur miq, dje lideri i opozitës së Venezuelës u arratis në Spanjë. Opozita e Venzuelës është një opozitë shumë e fuqishme. Ajo i fitoi me 70% zgjedhjet, por Edi Rama i Venezuelës ua rrëmbeu zgjedhjet.

Dhe ne nxjerrim mësime. Ndaj edhe ne, atë mision që opozita e Venezuelës nuk e përmbushi dot, atë fitore që asaj ia mori diktatori, ne duhet ta përmbushim para zgjedhjeve, dhe njeri, çdo demokrat, çdo qytetare, çdo qytetar duhet ta ketë shumë të qartë këtë mision.

Shqiptarët sot nuk kanë asnjë alternativë, nuk kanë kujt t’ja kërkojnë një gjë të tillë. Është e hidhur kur je i detyruar të shqipërosh shumë herë një fjalë, se jemi shpresa e fundit, por e vërteta është se jemi shpresa e fundit.

Dhe e vërteta është që misioni juaj është shpresa e fundit. E vërteta është që misioni që do të përmbushim me demokratët dhe demokratet e rretheve është shpresa e fundit për shqiptarët, ç’ka kërkon spostimin tuaj në një nivel tjetër, në një dinamizëm tjetër, në një imagjinatë të re, në një debat intensiv me te gjithë anëtarësinë dhe qytetarët, të cilët ju garantoj ju, presin vetëm udhëheqjen, presin vetëm frymëzimin.

Dhe ju keni çdo mundësi që pritshmëritë e tyre t’i plotësoni tërësisht.

Ky është proces kompleks. Udhëheqja juaj në qarqe duhet njëkohësisht dhe paralelisht të angazhohet në debatin më intensiv, së pari për këtë mision.

Së dyti, për programin e fitores, i cili program në shkallë kombëtare edhe lokale do t’u përgjigjet problemeve më madhore qytetarëve shqiptarë.

Por me shpejtësi, duhet të marrë fund psikologjia e qytetarëve të dorës së dytë. Demokratët nuk mund të jenë kurrë qytetarë të dorës së dytë. Janë qytetarë të klasit të parë, krenarë për idealet që kanë, krenarë me trashëgiminë që kanë.

Ndaj edhe, përcjellja e këtyre mesazheve, konkretizimi i tyre është vendimtar për fitoren tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...