‘Dumani regjistron dhe i jep të dhënat Ramës’/ Berisha: Qeveri teknike, kushti për zgjedhje të barabarta, për rotacion...

Diel, 08 September 2024 22:02
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë një analizë gjendjes në Partinë Socialiste, ku sipas tij, ajo parti sot nuk ekziston, pasi rilinja është shndërruar në një lub spiunësh, hajdutësh, kriminelësh.

Berisha u shpreh se Rama tani ka një parti ku të gjithë janë kundër të gjithëve, ku të gjithë kanë frikë nga njëri- tjetri, ku të gjithë spiunojnë njëri-tjetrin, dhe ky i kontrollon ata me Dumanin që i regjistron gjithë botën dhe i jep të dhënat.

Në fund të fjalës së tij në mbledhjen e parë të zhvilluar me 12 drejtuesit e qarqeve, Berisha theksoi se PD do e përmbushe misionin për t’u garantuar qytetarëve shqiptarë, se kalimi në qeveri teknike është kushti për zgjedhje të barabarta, për rotacion dhe për zbatimin e një programi që Shqipëria dhe shqipëtarët nuk kanë njohur kurrë më të mirë.

Berisha: Miqtë e mi, PS sot nuk ezkiston. Rilindja është shndërruar në një lub spiunësh, hajdutësh, kriminelësh. Ai që dikur është quajtur solidariteti socialist, sot është spiunim pa pare. Dhe spiuniojnë, sepse mendojnë se duke spiunuar këtu dhe aty, mbulojnë krimet e tyre, mbulojnë gjëmat e tyre, mbulojnë bëmat e tyre.

Kjo është pasaporta morale e tyre. I shoi, edhe socialistët e fundit i përzuri, dhe tani ka vetëm partinë e tij, një parti ku të gjithë janë kundër të gjithëve, ku të gjithë kanë frikë nga njëri- tjetri, ku të gjithë spiunojnë njëri-tjetrin, dhe ky i kontrollon ata me Dumanin që i regjistron gjithë botën dhe i jep të dhënat.

Pra, miq kjo është gjendja e vërtetë. Sot shqiptarët tanë panë se me Edi Ramën do të shkohet drejt rrënimit. Kanë ikur 1 mln, do ikë dhe 1 mln tjetër, dhe për të është realizim qëllimi, sepse votojnë kundër tij.

PD do e përmbushë këtë mision. Unë garantoj qytetarët shqiptarë se kalimi në qeveri teknike është kushti për zgjedhje të barabarta, për rotacion dhe për zbatimin e një programi që Shqipëria dhe shqipëtarët nuk kanë njohur kurrë më të mirë.

Faleminderit!

Modifikuar më Diel, 08 September 2024 22:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...