Viti i ri shkollor/ Meta: Patronazhistë mësues dhe banka bosh, për shkak të agjendës antikombëtare të shpopullimit

Hënë, 09 September 2024 12:18
 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka postuar një mesazh me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.

“Ky vit e gjen arsimin edhe më të rrënuar, më të politizuar dhe më të braktisur se kurrë”.

“Sot në shkolla ka më shumë patronazhistë se mësues dhe më shumë banka bosh sesa nxënës për shkak të axhendës antikombëtare të shpopullimit”, shkruan Meta.

Postimi I plotë

Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese të gjithë nxënësve dhe mësuesëve për fillimin e vitit të ri shkollor, veçanërisht vogëlushëve që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!

Uroj edhe prindërit për një vit sa më të suksesshëm për fëmijët e tyre dhe u garantoj se sakrificat për t'u mundësuar arsim cilësor do t'u shpërblehen një ditë!

Ky vit e gjen arsimin edhe më të rrënuar, më të politizuar dhe më të braktisur se kurrë.

Sot në shkolla ka më shumë patronazhistë se mësues dhe më shumë banka bosh sesa nxënës për shkak të axhendës antikombëtare të shpopullimit.

Ka mijëra fëmijë që për shkak të varfërisë e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë, ndërkohë që miliona euro vidhen për godina që ndërtohen më shtrenjtë se në BE, por që nuk kanë mjete mësimore bashkëkohore, laboratorë dhe palestra.

Për Partinë e Lirisë, arsimi është një kryeprioritet kombëtar.

Ne besojmë se investimi më madhor për të ardhmen e Shqipërisë është pikërisht investimi në arsim, si zgjidhja më e mirë për të ndalur shpopullimin.

Do të dyfishojmë pagat e mësuesve, do të reformojmë sistemin arsimor dhe niveli i buxhetimit në arsim do të jetë 5% i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Duke ringritur arsimin do të ringremë Shqipërinë!

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...