Qëndresa Qytetare: Sërish mësim me turne, Bashkia e Tiranës mori 55 mln euro taksë, vetëm 9 nga 17 shkollat e planifikuara u ndërtuan!

Hënë, 09 September 2024 12:26
 

Qëndresa Qytetarë thotë se pavarësisht se Bashkia e Tiranës mori 55 milionë euro nga taksa e arsimit, nga 19 shkolla të planifikuara për t’u ndërtuar, vetëm 9 prej tyre u bënë.

Sipas Qëndresës, kjo tregon se mësimi do të vijojë sërish të jetë me turne, një problematike e mbartur ndër vite, ndërsa shtoi se kjo gjithashtu do të ndikojë në cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies, pasi orët do jenë të shkurtuara dhe klasat do jenë të mbingarkuara. 

Rajone të tëra në Tiranë, si Astiri me 80 mijë banorë, apo Selita dhe Lundra ende nuk kanë një institucion arsimor publik, teksa numri i nxënësve në shkollat e zonave rurale është reduktuar me 40%, dhe në shumë zona të thella në disa shkolla ka më shumë arsimtar se nxënës.

Statusi

Vit i ri shkollor me halle të vjetra, nga mësimi me turne në Tiranë tek  reduktimi me 40% i numrit të nxënësve në shkollat e zonave rurale!

Sot nisi i viti i ri shkollor dhe Qëndresa Qytetare së pari u uron një vit të mbarë shkollor të gjithë nxënësve dhe arsimtarëve.

Por përtej këtij urimi, Qëndresa Qytetare vlerëson se arsimi përballet me problematika serioze për të cilat heshtja nuk është alternativë.

Edhe pse kanë kaluar 5 vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit,  ndërtimi i shumë shkollave në Kryeqytet është në stanjacion, e për pasojë me mijëra nxënës në Tiranë do vijojnë të bëjnë  mësim më dy turne.

Kjo pa dyshim do ndikojë në cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies pasi orët do jenë të shkurtuara dhe klasat do jenë të mbingarkuara.

Rajone të tëra në Tiranë, si Astiri me 80 mijë banorë, apo Selita dhe Lundra ende nuk kanë një institucion arsimor publik, teksa Bashkia Tiranë mori 55 mln euro nga taksa e arsimit për të ndërtuar 17 shkolla, por ndërtoi vetëm 9 prej tyre.

Numri i nxënësve në shkollat e zonave rurale është reduktuar me 40%, teksa në shumë zona të thella në disa shkolla ka më shumë arsimtar se nxënës.

Në çdo raport të PISA-s arsimi shqiptare rezulton në fund të tabelës duke nisur nga aftësitë krijuese tek shkencat ekzakteve, teksa në të njëjtën linjë janë dhe raportet për Universitetet, ku ai i Tiranës është ndër të fundit në listë për kritere si kërkimi shkencor, kualifikimi i akademikëve dhe rezultatet e studentëve.

Armata e arsimtarëve është e papërfaqësuar në sindikata dhe të drejtat e tyre janë në mëshirë të drejtorëve, që më shumë se diploma u vlen tesera e partisë.

Qëndresa Qytetare do të jetë një zë i fortë në mbrojtje të arsimtarëve dhe denoncimit të problematikave me të cilat përballet arsimi shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...