Bardhi te ‘Ligjet’: Pse u rritën kostot e rrugëve, dhjetëra mln euro për tunelin e Llogarasë…

Hënë, 09 September 2024 16:15
 

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në Komisionin e Ligjeve, i ka ‘kërkuar llogari’ ministrit të ri të Financave Petrit Malaj, në lidhje me shtesat në pagesat në disa projekte për ndërtimin e rrugëve.

Ai u shpreh se nuk është normale që ministri të justifikohet me ‘firmos gjithçka që më sjell Belinda Balluku’, pasi ministri u shpreh se vlerat datonin shume vite më parë, dhe ishte e nevojshme te rishikojmë këto vlera qoftë në aspektin e rritjes së kostove, por edhe ndryshimit të kursit të këmbimit. 

Bardhi madje, duke përmendur Ballukun, u shpreh se ajo kishte dhënë provat që qindrat e milionëve të eurove i ka ‘si karamele’.

Pjesë nga diskutimi:

Nuk po marr dot vesh cila ishte urgjenca për të ndërhyre në buxhet me akt normativ.

Ju sapo keni marrë detyrën keni shtuar 260 milion euro për vetëm 3 projekte rrugësh pa asnjë studim fizibiliteti apo ndryshim projekti. Për çfarë janë rritur kostot? E bej këtë pyetje pasi me vjen ndërmend tuneli i Llogarasë ku nga 140 milion euro shkoj në 190 milionë euro. Prandaj ju pyes çfarë ju nxiti ju të firmosni rritjen e këtyre projekteve.

Ministri: Vlerat datonin shume vite më parë, dhe ishte e nevojshme te rishikojmë këto vlera qoftë në aspektin e rritjes së kostove, por edhe ndryshimit të kursit të këmbimit.

Bardhi: Vlerat që unë përmenda nuk janë të vjetra po janë përcaktuar me vendim qeverie 5 muaj para se ju të ndërhyni dhe të firmosni këto rritje. Dhe po pyes sepse këto projekte janë të së njëjtës zonjë që e rriti koston e tunelit të Llogarasë me 50 milion euro pa asnjë shpjegim apo studim. E përsëris vlerat janë përcaktuar vetëm 5 muaj me pare. Pra nuk qëndron argumenti juaj. Kursi i këmbimit nuk ka lëvizur më siç ju e keni ndryshuar vlerat e projektit me të paktën 2 herë. Nga 205 milion euro në 299 milion euro, projekti tjetër nga 40 milion në 89 milionë euro. 2.2 herë më i lartë. Unë nuk bie dakord me atë që thotë ministri, se unë firmos gjithçka që më sjell Belinda Balluku. Kjo ka dhënë prova që milionat e eurove i ka karamele.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...