ARRSH, lapsus 1.6 mln euro me Unazën e Madhe. Shtohet fatura për aksin Shqiponja-Bulevardi i Ri

Hënë, 09 September 2024 21:12
 

Unaza e Tiranës  vijon të gllabërojë periodikisht miliona euro, teksa përfundimi i këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor duket larg.    

ARRSH ka vendosur të modifikojë kontratën për ndërtimin e aksit Sheshi Shqiponja-Bulevardi i ri, Loti II, duke i shtuar rreth 1.6 milionë euro.

Së bashku me shtesën e fondit, ky aks rrugor deri më tani po kushton 25.5 miliardë lekë ose rreth 255 milionë euro.

SYRI TV

Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka shtuar edhe 1.6 milionë euro ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës, një investim i cili po thith periodikisht miliarda euro, por që ende nuk po i duket fundit.

Këtë fillim jave, ARRSH ka vendosur të modifikojë kontratën për ndërtimin e aksit Sheshi Shqiponja-Bulevardi i ri, Loti II.

Punimet për këtë aks rrugor kanë nisur në dhjetor të vitit 2021 dhe fondi i vendosur në dispozicion ishte 23.8 miliardë lekë të vjetra.

Kontrata parashikonte që punimet të përfundonin brenda 24 muajve, pra maksimalisht në dhjetor të vitit 2023.

Por, pikërisht, në përfundim të këtij afati, zv.kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u shfaq në kantierin e ndërtimit dhe njoftoi se aksi rrugor do të përfundonte në fund të vitit 2024.

E megjithatë, ky afat i ri, jo vetëm që nuk do të respektohet, por zgjatja e projektit me 11 ndërtimit me 11 muaj të tjerë do të shoqërohet me një faturë të re për taksapaguesit. Së bashku me shtesën e fondit, ky aks rrugor deri më tani po kushton 25.5 miliardë lekë ose rreth milionë euro.

Autoriteti Rrugor Shqiptar justifikon shtesën e kontratës me faktin se kanë ndryshuar volumet e punës për shkak të mospërputhjes së projektit me preventivin, si edhe me situatën në terren.

Pra, duket qartë se nuk ka asnjë forcë madhore apo situatë të paparashikuar. Por, janë thjesht gabime trashanike në projekt, të cilat do ti kushtojnë buxhetit të Shtetit edhe 1.6 milionë euro të tjera shtesë.

Modifikimi i kontratës po kryhet me një qetësi olimpike, ndërkohë që duket se institucionet përgjegjëse dhe titullare nuk kanë ndërmend që të mbajnë përgjegjësi për këto lapsuse me faturë miliona euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...