‘Berisha aleat i rëndësishëm i ShBA’/ Ish-atasheu amerikan në Tiranë: DASH ka vepruar gabim! Si e ka trajtuar kështu një aleat të NATO-s?

Tuesday, 10 September 2024 09:29
 

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ish-atasheu i parë amerikan i Mbrojtjes në Tiranë, Steven Bucci ka kritikuar ashpër Departamentin Amerikan të Shtetit në lidhje me veprimet e ndërmarra ndaj lideri të opozitës, Sali Berisha.

‘ Sali Berisha ishte një aleat i afërt dhe shumë i rëndësishëm i ShBA dhe të shohësh tani që administrata e presidentit nëpërmjet DASH i janë qepur nga pas dhe jo vetëm kanë inkurajuar partinë në pushtet të marrë masa kundër tij por edhe e kanë shtrënguar që t’i marrë këto masa, madje kanë marrë edhe vetë masa që ai të mos flasë i kanë kufizuar lëvizjen dhe tani e kanë lënë në arrest shtëpie’, u shpreh Bucci.

Gjithashtu Bucci u shpreh i habitur se ‘si mund të ketë qënë ky roli i Amerikës, si e ka trajtuar kështu një aleat të NATO-s dhe kjo më duket vërtetë shqetësuese’.

‘DASH ka vepruar gabim dhe lutem që gjërat të rregullohen dhe të ndryshojnë sa më shpejtë. Populli shqiptar ka nevojë që të ndodhë kjo, që të jenë të dyja anët e demokracisë’, tha Bucci.

Intervista në studio: 

Bucci: Në këtë rast, Sali Berisha ka qënë një person i cili ka punuar gjerësisht dhe ngushtësisht me ShBA për shumë vite. Ai ishte themeluesi i PD dhe gjatë gjithë viteve që kam punuar këtu ai ishte një aleat i afërt dhe shumë i rëndësishëm i ShBA dhe të shohësh tani që administrata e presidentit nëpërmjet DASH i janë qepur nga pas dhe jo vetëm kanë inkurajuar partinë në pushtet të marrë masa kundër tij por edhe e kanë shtrënguar që t’i marrë këto masa, madje kanë marrë edhe vetë masa që ai të mos flasë i kanë kufizuar lëvizjen dhe tani e kanë lënë në arrest shtëpie.

Si mund të ketë qënë ky roli i Amerikës, si e ka trajtuar kështu një aleat të NATO-s, kjo më duket vërtetë shqetësuese. DASH ka vepruar gabim dhe lutem që gjërat të rregullohen dhe të ndryshojnë sa më shpejtë. Populli shqiptar ka nevojë që të ndodhë kjo, që të jenë të dyja anët e demokracisë.

Në bazë të eksperiencës time mendoj se Sali Berisha është një aleat i mirë i vendit tim dhe udhëheqësh i mirë i vendit tuaj dhe mendoj se ai ka nevojë për një seancë dëgjimore të drejtë prej popullit dhe jo prej partisë në pushtet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...