Ish zyrtari i Pentagon-it: Në Shqipëri nuk ka demokraci, qeveria tenton t'i mbyllë gojën opozitës

Tuesday, 10 September 2024 19:11
 

I ftuar në Çim Peka Live në një intervistë ekskluzive, ish zyrtari i lartë i Pentagonit dhe atasheu i parë i mbrojtjes së ShBA-ve në Tiranë në vitet 1993, Steven Bucci, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke theksuar se nuk ka demokraci.

Bucci ka theksuar se qeveritë që i mbyllin gojën opozitës dhe e bëjnë të heshtë, opozitën e ligjshme që mbështetet nga gjysma e vendit ose më tepër se gjysma, kjo nuk është më demokraci por kundër demokraci. 

Bucci: Dëshiroj të shtoj se ti nuk mund ta mbrosh demokracinë duke e mbyllur demokracinë, nuk mund të thuash se po mbron sistemin demokratik të një vendi kur veprimet e tua mbyllin gjysmën e elektoratit dhe përfaqësuesit. Po e njëjta gjë dhe me kriminalitetin. Demokracitë patjetër që janë të ngatërruara dhe njerëzit që nxitojnë më shumë janë ata që shkelin rregullat dhe kështu kriminelët mund të kapërcejnë sistemin. Ti mund të ndërhysh në një shtet të investosh para sepse ky shtet është duke të ndihmuar ty, por nqs janë kriminel ata duhet të ndiqen penalisht dhe duhet të konfiskohen pronat dhe pasuritë e tyre. Në mes të gjithë kësaj çështje është një grup që mund të jenë biznesmenë dhe nuk punojnë në mënyrën si do dëshironit ju por a janë vërtetë kriminel. 

Ne mund ta përcaktojmë dhe të themi se ata që janë kriminel duhet të ndiqen penalisht dhe qeveritë që i mbyllin gojën opozitës dhe e bëjnë të heshtë, opozitën e ligjshme që mbështetet nga gjysma e vendit ose më tepër se gjysma, ti ua mbyll gojën, pra kjo nuk është më demokraci por kundër demokraci.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...