Berisha: Destinacionin e ndryshoi Edi Rama pa asnjë kërkesë nga pronarët, Dumani-Kraja-Millanoi mashtrojnë hapur

E Enjte, 12 September 2024 09:31
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka vijuar me denoncimin e hetimeve të SPAK për dosjen ‘Partizani’, ku sipas dosjes, ndryshimin e destinacionit e ka bërë ish-kryeministri.

‘Destinacionin e ndryshoi Edi Rama pa asnjë kërkesë nga pronarët, Dumani-Kraja-Millanoi mashtrojnë hapur’, theksoi Berisha në protestën maratonë te ‘Rruga e Shpresës’. 

BerishaPor do dëgjoni pak të dytën, se e dyta është turpi më i madh që mund të bëjë njeriu.

Çfarë shkruajnë?

Meqenëse nuk gjejnë dot asnjë firmë, sepse ligji nuk kërkonte firmën e kryeministrit, kanë firmosur me dhjetëra zyrtare, asnjë prej tyre nuk është në ndjekje penale se kanë zbatuar ligjin, sundonte ligji gjatë qeverisë tonë, zbatohej Kushtetuta.

Meqenëse nuk gjejnë, urdhëroni çfarë shkruajnë: zoti Fatmir Bektashi në kontratat me familjet pronare, në vitin 2007-2008, mori përsipër ndryshimin e destinacionit të të gjithë zonës së madhe dhe këtë e realizoi Sali Berisha në vitin 2013 apo gjashtë vjet më vonë.

Të dashur qytetarë e qytetarë, shikoni se çfarë hetuesish janë, çfarë prokurorësh të poshtër, të pafytyrë, se çdo epitet meritojnë, por nuk dua të prish gojën time.

Ua shpjegoj unë të vërtetën, në vitin 2006, Edi Rama, zonën e klubit Partizani, në qershor ia ndryshon destinacionin pa asnjë kërkesë nga pronarët. Ia kishte vënë syrin për ta zhvilluar dhe grabitur vetë. Po, asnjë pronar nuk kishte paraqitur kërkesë për ndryshimin e destinacionit.

Edi Rama e ndryshon, e sjell pas gjashtë muajsh në Këshillin e Rregullimit të Territorit, i cili aktet e Këshillit të Rregullimit të Territorit të qyteteve i firmos i detyruar nga ligji, sepse Kushtetuta thotë në mënyrë laksative se administrimi i territorit është autoritet i qeverive vendore.

Përveç kësaj, atë vit që Edi Rama po ndërtonte bërdungullën e Zogut të Zi, që kërcënonte jetë të tëra në trafik, qeveria bëri një akt normativ. Ky akt normativ skadoi brenda 4 muajsh dhe qeveria nuk kishte asnjë tagër që të kthente apo të përmbyste vendimet e bashkive.

Kjo është aq e vërtetë saqë pikërisht për Zogun e Zi, Gjykata Kushtetuese vendosi që vetëm gjykatat mund t’u diktojnë qeverive vendore ndryshimet.

Kjo është për vitin 2006. Çfarë ndodhi?

Pjesa dërrmuese ishte pjesa tjetër. Edi Rama me një studio zvicerane, e quajtur UrboPlan, bëri planin e asaj zone, përsëri pa i pyetur pronarët, i shndërroi të gjitha fushat në zonë urbane dhe pallatesh.

I miratoi në këshillin teknik, në këshillin bashkiak në vitin 2008 dhe filloi të japë lejet e ndërtimit.

Pasi humbi pushtetin Edi Rama në vitin 2011, pasardhësi i tij vendosi të bëjë planin e përgjithshëm rregullator të Tiranës, të cilin Edi Rama nuk e kishte bërë kurrë se e ndante me llokma.

Pra, pronarët tani e kishin shesh ndërtimi. Edi Rama kishte dhënë leje ndërtimi.

Plani i përgjithshëm i rregullimit të territorit vjen në Këshillin Kombëtar të Rregullimit në vitin 2013. Ai nuk kishte të bënte me asnjë zonë të veçante, ai kishte të bënte me të gjitha zonat e Tiranës në tërësi. Si qytet. Dhe miratohet. Ai përsëri nuk mund të pësonte asnjë modifikim sepse ai nuk ishte miratuar vetëm në këshillin urbanistik, por në këshillin bashkiak të Tiranës, në parlamentin e Tiranës.

Nuredin Dumani, që është 10 herë më burrë i mirë se Altini, ish-sigurimsi Kraja, simotra biologjike Millonai, shkruajnë se Fatmir Bektashi, që mori përsipër kontratat me familjet pronare në vitin 2007-2008, ia plotësoi dëshirën Sali Berisha, në një kohë kur ato i kishte bërë të gjitha Edi Rama dhe firma e Sali Berishës ishte detyrim kushtetues.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...