Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

E Enjte, 12 September 2024 14:50
 

Nga Basir Çollaku

Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot..

Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të diktaturës, po bëhet rrugë sot.

Gjykata po testojnë se si do bëhet rikthimi me radikalizëm vendimesh.

Vijojmë me gjenialitetin bolshevik të gjykatës:

"..Një nga kriteret që mban parasysh gjykata në caktimin e dënimit është rrezikshmëria e veprës penale. Për të interpretuar "rrezikshmërinë e veprës penale" është e nevojshme që në kuadrin e praktikës gjyqësore dhe të një të "drejte gjyqësore" tashmë të formuar prej vitesh në traditën juridike të Republikës sonë t'i referohemi në mënyrë orientuese Udhëzimit nr 2 datë 14 03 1979 të Plenumit të Gjykatës së Lartë, i cili përmban vlera të pamohueshme interpretative, ku përcaktohen elementët individualizues dhe matës të rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale. Këto elementë në mënyrë të hapur listuese dhe orientuese janë:

a-objekti

b-koha

c-gjendja në të cilën kryhet vepra penale

e-nëse vepra penale është e përhapur në atë rreth

f-rrethanat që kanë ndikuar".

Gjykata konkludon se nuk është në gjendje të provojë me fakte, por është në gjendje të dënojë në mungesë të tyre 15 vjet heqje lirie.

Ndaj është thelbësore shembja që po i ndodh sistemit. Ndaj me Berishën, liderin e opozitës, sillen kanibalisht njerëzit e drejtësisë. Duan të krijojnë precedentin dhe përmbysjen e madhe. Atë që thuhet në këtë vendime. Gjykata e Lartë në faqen e saj u kujton zotni- zonjave në sistem se drejtësia deri në motin '90 kontrollohej nga regjimi komunist. Por dashuria për diktaturën e pinjollëve është më e rëndë se plumbi.. Mos reagoni. Te dera e keni këtë lloj drejtësie..

 
 

 
 
Modifikuar më E Enjte, 12 September 2024 15:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

Sport

Ndryshimet e Silvinjos japin sukses, Shqipëria ‘hakmerret’ ndaj Gjeorgjisë

  Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net. Kuqezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke marrë tri pikë të çmuara.  Gjatë pjesës së...

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...