'Berisha, i pandehuri i parë në histori për vendimet kolegjiale'/ Avokati Beçi: Nuk dënoheshin që nga Roma e lashtë

Premte, 13 September 2024 09:55
 

Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, akuzën e GJKKO ndaj ish-kryeministrit Berisha për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. I pyetur nga ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi për vendimet kolegjiale, Beçi u shpreh se Berisha është i pandehuri i parë që merret për vendimet kolegjiale.

“Është hera e parë që në Republikën e Shqipërisë merret i pandehur për vendimet kolegjiale. Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale nuk ka një nen të përcaktuar për këtë vendimet kolegjiale. 

Që nga Roma e lashtë nuk dënoheshin për vendimet kolegjiale.

Në se ky vendim do të kalojë të gjithë shkallët e gjykimit dhe nëse ky ka bindur gjithë parlamentin për të votuar ligjet vaj halli çdo të ndodhte me qeverinë e sotme dhe Prokuroria e Posaçme do të kishte shumë punë për vendimet kolegjiale të qeverisë së sotme”.

I pyetur nga moderatori Ylli Rakipi nëse do të kishte ai këtë dosje si ish-prokuror a do ta çonte për gjykim, Beçi u përgjigj: “Do ta kisha shumë të vështirë  për të provuar sa para të kam dhënë, si t’i kam dhënë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...