‘Veliaj i dha 6 leje ndërtimi kompanisë së drejtorëve të Bashkisë’/Ola Xama: Gjykata kërkoi hetime!

Premte, 13 September 2024 12:55
 
Gazetarja Ola Xama, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ka dhënë disa detaje të reja nga afera "5D" e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. 
Xama tha se ka edhe drejtorë të tjerë, me komunikime të vazhdueshme me punonjës të 5D, mes tyre edhe Elton Kacidhja, drejtor i Ujësjellësit të Tiranës. 

"Janë gjetur nga gjykatësi te fashikujt që ka dorëzuar prokurori. Një pasazh lidhet me drejtorin e Ujësjellësit të Tiranës, nga rangu që ka, është aq i rëndësishëm sa një zv.kryetar bashkie. 

Zoti Kacidhja është ende në detyrë. Ka komunikime në Whatsapp, ku si titullar i autoritetit kontraktor, ka nënshkruar kontratë për 5D dhe ka komunikuar me Muhametllarin.

 

Shihet që zoti Kacidhja, kur ishte marrë vesh afera 5D, takohej shpesh në takime brenda dhe jashtë institucionit me Nestor Muhametllarin", tha Xama.  

Lidhur me Veliajn, gazetarja shpjegoi se gjykata ka kërkuar verifikimin e të gjithë vendimarrjes së tij, pasi rezulton se Veliaj i ka dhënë gjashtë leje ndërtimi kompanisë së drejtorëve. 

"Veliaj ka dhënë gjashtë leje për 5D Konstruksion. Gjykatësi kërkon ezaurimin e të gjithë veprave dhe vendimarrjes se si janë dhënë këto leje nga Veliaj.

Edhe në një pasazh, rezulton se është një foto ku Veliaj shoqërohet nga Molla dhe Muhametllari në një kqyrje të punimeve.

Ajo që ka vënë në pah gjykatësi, janë shumë emra të tjerë drejtorësh të Bashkisë, dikush që ka qenë te parqet dhe rekreacioni, dikush te "Drejtoria 3" e punëve publike, shumë drejtorë që vijojnë të kenë pozicione në Bashki, kanë rezultuar me komunikime me punonjësit e 5D", tha Xama. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...