Blushi: Duhet përshkallëzim i protestave, e vetmja mënyre që të shpëtojmë vendin

Premte, 13 September 2024 12:59
 

Sekretari i PL, Tedi Blushi në fjalën e  tij përpara protestuesve është shprehur se Altin Dumani në krye të SPAK nuk po bën gjë tjetër vetëm që po ndan paratë me Veliajn dhe Ramën.

Blushi theksoi se duhet përshkallëzim pasi ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e banorëve të Tiranës ndërkohë që ky institucion paguan dhjetra milionë euro për pastrim dhe qytetin e kanë mbytur plehrat. 

"Jemi në këtë protestë me një zhvillim të ri Lideri i PD nga struktura  kriminale e SPAK na qenka marrë i pandehur, ndërsa ky hajdut që vjedh 80 mijë euro në ditë shijon lirinë dhe paratë që vjedh çdo ditë. Ky po shijon 50 milionë euro që grabiti nga taska për shkollat që nuk i ndërtoi kurrë. 

Ndërsa lideri i opozitës pa fakte dhe prova nga një akuza e stisur nga Balla qëndron në izolim. Sot çdo njeri është i rrezikuar nga kjo narko drejtësi. Altin Dumani në krye të SPAK nuk po bën gjë tjetër vetëm që po ndan paratë me Veliajn dhe Ramën. Sot na lind legjitimiteti që të marrim në dorë fatet tona dhe të përplasemi me këtë regjim që po mban peng vendin.

Në këto godinë, në kryeministri dhe në çdo strofull dhe ta harrojë kjo polici e cila tentoi sot të fuste në konflikt qytetarët se ne do të tërhiqemi. Policia duhet të arrestoi Veliajn dhe jo të vijë me skafanta dhe të përpallet ,me popullin pasi ne nuk kemi synim të përplasemi sepse nëse duam e fshijmë  këtë godinë.  

Duhet përshkallëzim pasi ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e banorëve të Tiranës ndërkohë që ky institucion paguan dhjetra milionë euro për pastrim dhe qytetin e kanë mbytur plehrat.

Përpara e ky kriminel të vrasë të ardhmen e të rinjëve ne duhet ti tregojmë vendin Veliajt dhe dum dumanit të cilët duan të burgosin liderin e opozitës i bëjmë thirrje ti thërrasin mendjes pasi do të kenë një fund më të keq se etërit tuaj. Ne do të fitojmë , Tirana do të fitojë, ju do të fitoni."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...