Rasti ‘Xhaçka’/ Gjykata Kushtetuese duhet të mbyll qepenin

Premte, 13 September 2024 16:30
 

Maxhoranca socialiste mbrojti për herë të tretë me votë politike mandatin e ligjvënëses Olta Xhaçka, e cila dyshohet se ka përfituar nga të mirat publike për interesat private të saj dhe të familjes së saj, nëpërmjet shpalljes së bashkëshortit Artan Gaçi si “investitor strategjik”.

Mesnatën e së Enjtes, shumica parlamentare e drejtuar nga Edi Rama abstenoi kërkesën për dërgimin e rastit “Xhaçka” në Gjykatën Kushtetuese. Menjëherë pas këtij vendimi, kryeparlamentarja Elisa Spiropali deklaroi se Kuvendi do të dërgojë pranë Komisionit të Venecias kërkesën për interpretim të rasteve nëse mund të diktohet vota e deputetëve nga vendimet e Kushtetueses.

Ky zhvillim i dha dy goditje të menjëhershme dhe asgjesuese Gjykatës Kushtetuese. 

Nga njëra anë, shumica parlamentare refuzoi të zbatonte një vendim përfundimtar të formës së prerë të Kushtetueses.

Nga ana tjetër, maxhoranca injoroi vendimmarrjen e gjyqtarëve kushtetues, më saktë, injoroi aftësitë e tyre profesionale, dhe vendosi që të kërkojë një opinion të specializuar pranë Venecias, një zhvillim që përbën një rast të paprecedent, aspak logjik e kushtetues, ku kërkohet opinion këshillimor mbi një vendim gjyqësor përfundimtar.

Praktikisht, Edi Rama dhe njerëzit e tij e shkrinë Gjykatës Kushtetuese, pasi as nuk ia njohin dhe as nuk ia zbatojnë vendimet.

Në një situatë të tillë, zgjidhja më e fortë, por edhe më e drejtë, do të ishte që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të japin dorëheqjen dhe të mbyllin institucionin. Kjo do të ishte një provë e vërtetë integriteti profesional dhe personal i trupës gjyqësore që thotë se garanton zbatimin e Ligjit Themeltar.

Për ata që mendojnë se dorëheqja e gjyqtarëve do të nxiste një krizë kushtetuese, mund të rifreskohet memoria se edhe situata aktuale, ku maxhoranca nuk pranon të dërgojë pranë gjykatës rastin “Xhaçka” është quajtur gjithashtu “krizë kushtetuese” nga vetë Gjykata Kushtetuese.

Por, të pritet një provë e tillë integriteti nga anëtarët e sotëm të Kushtetueses është një luks që as nuk kalon nëpër mendje.

Shumica dërrmuese e gjyqtarëve kushtetuese kanë treguar thuajse në çdo rast se janë “vasalë” të kryeministrit Edi Rama dhe pushtetit të tij. Rama i ka tërhequr sa e sa herë për hundësh këtë trupë gjyqësore me sjellje amorfe. Madje, në raste të ndryshme, vetë gjyqtarët kushtetuese kanë afruar hundën e tyre për t’u tërhequr nga gishtat e pushtetit të Edi Ramës.

Për shkak të këtij vasaliteti të tepruar, Rama dhe maxhoranca e tij nuk e kanë aspak problem që të injorojnë vendimet e Kushtetueses dhe të tallet me profesionalizimin e “ushtarëve” të tij në Kushtetuese.

Kryeministri e ka të qartë se shumica e atyre gjyqtarëve që janë në atë detyrë, do të vijojnë të vegjetojnë, të sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë e të vijojnë të marrin vendime “në mbrojtje të Kushtetutës”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...