Kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi ka zhvilluar një takim me banorët e Zall-Herrit Tiranë, kun ë fokus ishte infrastruktura rrugore.
“Duhet të jenë dhënë fondet nja dy herë, po këtu janë vjedh” është shprehur një nga banorët e zonës.
Pjesë nga biseda:
Blushi: Nëse Erion Veliaj ju vjen më për vota, përcilleni me gurë kokes.
Blushi: Me 330 milion euro buxhet vjetor Veliaj shtronte jo rrugët e Zall-Herrit, por të gjithë Parisit. Ai e ka mendjen të vjedhë taksat ndaj s'keni rrugë
Blushi: Fokusi i Veliaj nuk janë qytetarët, por vjedhjet me inceneratorin fantazmë dhe organizatënkriminale 5D.
Blushi: Ta shporrim Veliajn nga Tirana këtë hajdut që duhet të ishte arrestuar 4 vite më parë
Banorët: E kemi ngritur problemin e kësaj rruge.
Tedi Blushi: Dhe çfarë ju kanë thënë?
Banorët: Jo do vijmë, jo nuk do vijmë. Kur vjen fushata vijnë 3-4 kamiona. Kjo rrugë është 1.8 km nga rruga kryesore deri këtu. Kur u bë depo e filtrimit, e ka pasur një firmë italiane, e shtroi dhe e lidhi me asfalt. Erioni e di shumë bukur me ata të vetët, se ka qenë disa herë. Që në atë vit e deri sot, mbeturina lum. Këtu vjen sa të filloj shiu parë lum, komplet. Këtu me të kaluar një makinë si po rrimë ne, ta hedh gurin, dhe vdes. Shih si janë bërë portat, vula vula prej gurëve.
Me pas frikë me ble një makinë. Problemi ynë është rruga. Kjo rrugë nëse ky shtet do të bashkojë Zall-Herr, Prisk, Kallmet, Çërkëz, etj. për të kryer një hall e për të shkuar në spital, këtu shkon për 7 minuta.
Edhe me këtë gjendje rruge që është. Po të shkoj unë Kamëz, Institut, Shqiponja, andej këndej ka vdek. Saqë ne kemi arrit 5 minuta, mos ta kishim sjellë të sëmurin, ka ik.
Kështu nuk e di, nga ti ngremë problemet tona. Unë nuk po kërkoj as punë, asgjë.
Ju lutem, na shpëtoni dhe këta 10 fëmijë, që na kenë ngel, se kemi ngelur ne mosha e mbarume, nëse doni këtë vend.
Duhet të jenë dhënë fondet nja dy herë, po këtu janë vjedh.
Blushi: I vjedhin me 5D. I vjedhin, ja kjo është gjendja.
Banorët: Një mirëmbajtje nuk ka ky shtet? Ka ardh koha me ngrit zërin, të lëvizim. Se sa më kokë ulur, po na shkatërrojnë, po na shkelin me këmbë. Uën këtë fjalë I them për këtë brez, ti shpëtojmë këta 10 fëmijë që na kanë ngelur, ose ta bëjmë shtetin e pensionistëve.
61-vjeç unë vetëm I kam dhënë, dhe nuk kam përfituar një kafe të zezë, dhe nuk e dua, më bëj këtë rrugë.
Një fëmijë ka lindur përpara 12-vjetësh, dhe sot është pa rrugë. Është 12-vjeç. Këtu duhet të jesh me çizme deri tek asfalti. Këtu duhet të jesh me çizme deri tek asfalti, atje duhet ti veshësh atlete për ta futur në shkollë.
Një djalë kam këtu, ka dashur me ik jashtë nuk e kam lënë. Babë këtu, pak ti pak unë të jesh në vendin tat. Jo jashtë, më dëgjoi fjalën, më respektoi.
Kam arritur I kamë thënë mbrapa, më fal, ti shesim sa kemi pasuritë që kemi këtu, dhe pashaportën të hedhin në det, dhe mos ja dëgjojmë më emrin Shqipëri.
Faik Basha: Dhe në dimër ti nuk e çon fëmijën në shkollë. Ai thotë që kam bërë shkolla, çerdhe, por disa fëmijë që janë atje afër shkollës kanë ikur jashtë shtetit, kurse ju që keni fëmijët këtu nuk I dërgoni dot, se nuk keni rrugë.
Pra, shkolla dhe nëse është ndërtuar, disa janë ndërtuar disa janë vjedhur, dhe nuk është se ka bërë ndonjë gjë kush e di se çfarë, mburren me lekët tona që I vjedhin.
Por, ti dhe pse e ke shkollën 600 metra larg, ai sa është, ti nuk e dërgon dot, se në dimër ti nuk kalon dot. Kur nuk kalojmë sot, ne kemi ardhur me makinë dhe kishim vështirësi me kalu.
Blushi: Nuk e lëmë Shqipërinë. Ata vinë vetëm e për të ju gënjyer ku vijnë zgjedhjet.
Banorët: E dimë, poi kin si pula hajdutit. Deri aty ka shkuar. Unë kam bërë një gabim që kam ndaluar djalin të iki prej këtu. Marrin atë votë dhe nuk të shohin më.
Blushi: Dhe kur të vijnë me këta gurë, hidhjani kokës. Po ju erdhën më, me këto gurë kokës.
Banorët: Këtu po të bie shi, lum. As kanale, 300 metër kanal. Një fadromë bashkia. Për shëndet…