Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj ia ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk mund ta përdorë si “kokë turku”.
Ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj iu është rikthyer akuzave ndaj Edi Ramës, të cilin e quan ‘Kim Jong Un’.
Në një intervistë për prestigjiozen ‘Der Spiegel’, ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj iu është rikthyer akuzave ndaj Edi Ramës, të cilin e quan ‘Kim Jong Un’.
Ahmetaj shprehet se Rama po përdor sistemin e drejtësisë kundër kundërshtarëve të tij politikë dhe kundër kujtdo që e kundërshton përpjekjen e tij për pushtet.
Ish-zv kryeministri ia ka bërë të qartë kryeministrit se nuk mund ta përdorë si “kokë turku”.
Po ashtu Ahmetaj tha se Rama është kokë e këmbë i lidhur me krimin dhe kontrollohet prej tij.
Artikulli i Der Spiegel
“A ju shqetëson nëse pi duhan një puro?” pyet Arben Ahmetaj kur takohemi në një tarracë kafeneje në qendër të Luganos.
Ahmetaj është një figurë i cili u konsiderua si një yll në rritje i socialistëve shqiptarë që në moshë të re. Pavarësisht një urdhër-arresti ndërkombëtar, ai aktualisht po shijon mërgimin në Lugano dhe shpreson për azil politik në Zvicër.
Ahmetaj vendos puron të ftohtë në tavëll dhe flet për marrëdhënien e tij me Ramën, të cilin e quan ndonjëherë “Kim Jong Un” duke iu referuar diktatorit të Koresë së Veriut.
“Nuk jam i përgatitur të luaj si kokë turku. Ai përfitoi nga reforma në drejtësi e financuar nga SHBA dhe BE. Tani ai po përdor sistemin e drejtësisë kundër kundërshtarëve të tij politikë dhe kundër kujtdo që e kundërshton përpjekjen e tij për pushtet”.
Ish-zëvendëskryeministri thotë se dyshon se sistemi Rama po tolerohet në heshtje në Perëndim: “Nuk e kam idenë pse europianët nuk duan të shohin se çfarë po ndodh në Shqipëri. Ata kanë shërbime sekrete të shkëlqyera që dinë gjithçka në detaje, veçanërisht për pastrimin e parave dhe krimin e organizuar".
Ahmetaj konfirmon gjetjet e hetuesve se Shqipëria u shndërrua në një narko-shtet të ushqyer nga trafiku i drogës gjatë mandatit të Ramës.
“Vërshimi i kanabisit në vend nga viti 2014 deri në 2017 ishte axhenda e fshehur ekonomike e kryeministrit. Rritja e krimit të organizuar që nxiti kanë ndryshuar masivisht ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Rama beson se mund të kontrollojë ende mjedisin kriminal, por prej kohësh është ai që po kontrollohet”.-shprehet ai.