Berisha për 'Spiegel': Rama ndërtoi narkoshtetin, Perëndimi mbylli sytë

Saturday, 14 September 2024 11:51
 

Revista e njohur gjermane, Spiegel, publikoi një shkrim të premten, që rrëzon përfundimisht qeverisjen e Edi Ramës si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Por revista thekson se Perëndimi ka mbyllur një sy përpara skandaleve dhe keqqeverisjes së Edi Ramës. 

Spiegel shton se vetë Edi Rama ka korruptuar ndërkombëtarët.

“A shet Rama ‘argjendin’ e vendit të tij në këmbim të vullnetit të mirë politik? Ish-agjenti i lartë i FBI-së, tashmë i dënuari, Charles McGonigal, pranoi se merrte ryshfet në Shqipëri për shërbime në interes të qeverisë. Ai ka pranuar edhe disa takime me Edi Ramën në godinën e qeverisë. Kryeministri mohon çdo shkelje.

“McGonigal u pagua nga njerëz të zyrës së Ramës”, pohon Sali Berisha, presidenti i parë i Shqipërisë që doli nga zgjedhjet e lira në 1992 dhe bashkëthemelues i Partisë Demokratike,” shkruan revista.

“Më kujtohet ende mirë diktatura e Hoxhës - as atëherë nuk ishte aq e centralizuar sa është tani nën Ramën,” thotë pothuajse 80-vjeçari, i cili mban një kravatë të verdhë në jeshile dhe mansheta argjendi me këmishën e tij të bardhë: “Shqipëria është një lloj diktature, shteti i parë dhe i vetëm i drogës në Europë”.

Berisha nxjerr tabletin e tij dhe tregon të dhëna që supozohet se vërtetojnë se edhe vëllai i Edi Ramës, Olsi, është i përfshirë në tregtinë e drogës. Olsi Rama i ka mohuar akuzat. Por Berisha këmbëngul në pretendimin e tij se Perëndimi është i verbër ndaj kushteve të vërteta në Shqipëri: "Ju po marshoni sytë e lidhur drejt një katastrofe",” thekson revista.

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...