‘Narkoshteti është axhendë e fshehtë e Ramës’/ Hetuesit e huaj konfirmojnë për ‘Spiegel’ akuzat e Ahmetajt

Saturday, 14 September 2024 11:54
 

Hetuesit ndërkombëtarë kanë konfirmuar për revistën gjermane ‘Spiegel’ se narkoshteti ka qenë një projekt i qëllimshëm i Edi Ramës.

Ata konfirmojnë po ashtu se krimi i organizuar ka kontakte në nivelet më të larta të qeverisë. 

Sipas revistës, këto qëndrime përputhen me deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se ‘narkoshteti ishte axhendë e fshehtë e Ramës’.

“Arben Ahmetaj konfirmon gjetjet e hetuesve se Shqipëria u shndërrua në një narkoshtet të trafikut të drogës gjatë kohës së Ramës: “Vërshimi i vendit me kanabis nga viti 2014 deri në 2017 ishte axhenda e fshehtë ekonomike e kryeministrit që ky nxiti në masë të madhe”, duke ndryshuar ekonominë dhe shoqërinë e Shqipërisë: “Rama beson se mund të kontrollojë ende mjedisin kriminal, por prej kohësh është ai që po kontrollohet”.

...Disa hetues konfirmojnë për televizionin shtetëror italian Rai dhe SPIEGEL se ka kontakte në nivelin më të lartë të qeverisë me krimin e organizuar. Tregtia fillestare e kanabisit u kthye në një biznes me tonelata kokaine. Sindikatat shqiptare u lidhën me N'Drangheta kalabreze dhe me kartelet e Amerikës Latine.

Prokurori publik italian, Francesco Mandoi, i punësuar përkohësisht nga Rama si këshilltar antikorrupsion, nxjerr një konkluzion të kthjellët: “Bosët e drogës kanë njerëzit e tyre kudo në administratë, në institucione; Tashmë ata janë në gjendje ta nënshtrojnë qeverinë”. Sipas Mandoit, ai vetë nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga majat e qeverisë për paralajmërimet e tij,” shkruan revista.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...