Lideri i demokratëve u është drejtuar diplomatëve perëndimor në lidhje me marrëdhëniet e tyre me Edi Ramën.
Sipas Berishës, ‘qëkur ka ardhur Rama në pushtet, janë bllokuar negociatat e paqes dhe marrëveshjet në Kosovë’.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Unë ftoj diplomatët perëndimorë, të shtrojnë një pyetje: si ka mundësi që në vitet 2010-2013, u firmosën dhjetëra marrëveshje.
U firmos marrëveshja e përgjithshme.
Çfarë ndodhi me këto marrëveshje pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet?
Pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet u shpalosën pazaret Tiranë-Beograd për ndarjen e Kosovës.
Dhe këto pazare janë shkaku kryesor i bllokimit të procesit të negociatave të paqes, të marrëveshjeve në Kosovë.
Ndaj dhe ju mund të mbani sa të doni Edi Ramën si ‘good guy’ që na dëgjon, por gaboheni se historia ka provuar se ata që tradhtojnë kombin e tyre, nuk mund të jenë ndryshe veçse ‘pis guy’.