Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, INSTAT: Ulet konsumi tek restorantet

Diel, 15 September 2024 21:53
 

Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit, rezulton të kenë shpenzuar më pak dhe vizituar më shumë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se ishin dyqanet me pakicë ata të cilët shitën më shumë, duke lënë kështu pas baret dhe restorantet.

Turistët ekonomik dhe kursimtarë bënë që tregtia me pakicë në tremujorin e dytë të rritej në vlerën më lartë të 2 viteve të fundit, 5,9%. 

Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, shprehet se në përgjithësi, një pjesë e madhe e këtyre turistëve kanë ardhur me këtë qëllim, janë ballafaquar me çmimet si në vendet e tyre, kanë ngelur të zhgënjyer, kanë thënë jo se nuk qenka lirë. Reklama që iu bë Shqipërisë se është një vend i lirë, është e gabuar. Shqipëria është e barabartë me rajonin. Nëse i referohen marketit për të blerë gjëra të lira, kjo është tjetër histori. 

Po sipas raportit të INSTAT për ecurinë e inflacionit, rezulton se baret dhe restorantet nuk patën një ndikim të madh në rritjen e çmimeve. Kjo lidhet drejtpërsëdrejti me parimin e kërkesë-ofertës, duke treguar që këta turistë i frekuentuan më pak këto struktura në 6 muajt e parë të vitit

Shitjet kryesore në këtë periudhë të vitit janë realizuar në artikuj joushqimore me 2,7%, ndjekur nga marketet ushqimore 1,9% dhe karburantet 1,3%.

“Synimi jonë është të tërheqim turistët cilësor. Duhet të kemi shërbim cilësor, që për fat të keq shumë pak ofrohet. Kjo ka disa arsye, por e para infrastruktura, duke filluar nga rrugët, ndriçimi kazanet”, shtoi Kasa.

Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, i llogaritur bazuar në deflatimin e indeksit te shitjeve në vlerë, arriti 110,3%.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...