6-milion dollarë të çuara dëm/ Projektligji: Rama vendos t'i 'ngasë' vetë Satelitët

Hënë, 16 September 2024 17:16
 
 

Duke qenë se Rama është në fazën që e konsideron veten zot të gjithçkaje, ka menduar që edhe satelitët t’i ‘ngasë’ vetë.

Ditën e sotme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është diskutuar projektligji, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës kombëtarë të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”.

Me shumicë votash u vendos që ASIG, institucioni përgjegjës për informacionin gjeo-hapësinor, do të kalojë në varësi të Kryeministrit.

Gjatë diskutimeve në komision, përfaqësuesit e institucionit të ASIG thanë se satelitët janë në përdorim vetëm nga Shqipëria dhe përdoren sa herë ne e shohim të arsyeshme.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me ngjarjet kriminale, ku Policia gjen makina të djegura, por jo autorët, përfaqësuesit e institucionit tha se për monitorimin e territorit në Republikën e Shqipërisë, përdoren edhe dronë.

Deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se kontrolli gjeohapësinor kalon nga sot në dorë vetëm të Kryeministrit.

Çupi tha se nuk u dha asnjë garanci për kontrolin e territorit, lidhur me ndërtimet pa leje, parcelat e drogës dhe lëvizjet e bandave që gjithmone gjenden vetem makinat e djegura.

“Nuk na u dha asnjë garanci mbi administrimin e të dhënave, rrezikun e privatësisë dhe saktesisë së të dhenave. Pronësia e të dhënave dhe licensimin e subjekteve mbi përdorimin e këtyre të dhenave. Kuptuam që satelitet Albania 1 dhe Albania 2 nuk janë në pronësinë e Shqipërisë por në përdorim për 3 vite. Miliona euro që shkojnë kot për proagandat qeveritare”, tha Çupi.

Kështu, përveç milionave dollarë që Edi Rama shpenzon me udhëtime me avion privat, siç duket tani ka ndërmend të shkojë edhe në hapsirë, sepse produktivitet tjetër satelitët nuk kanë dhënë.

Faktet tregojnë se asnjë kat pa leje nuk u prish me ndihmën e satelitëve, madje vijoi shtimi i tyre.

Edhe pse Rama deklaronte se:

“Ne do të kemi një kryeinspektoriat në qiell, i cili nuk ka emër të përveçëm, i cili nuk ka kushërinj, i cili nuk ka parti dhe i cili ka një sy që i sheh të gjitha…me satelitët nuk do të ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje pa u vënë re në momentin kur sapo nisin, sepse satelitët kanë kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur mbi sipërfaqen e tokës me një saktësi që mblidhet në një perimetër prej 70 centimetrash”.

Deri më sot asnjë institucion shtetëror nuk ia ka parë hajrin satelitëve, shqiptarët jo e jo, përveç 6-milionë dollarëve, taska nga xhepat e tyre, që kanë fluturuar në hapsirë.

Bujqësia, turizmi, emergjencat cilvile, rendi dhe siguria vijojnë të jenë ku thërret qameti.

Por mbase tani që do t’i ngasë vetë Rama satelitet, mbase do dijë t’i lexojë më mirë fotografimet e tyre duke qenë se është edhe zanati i tij imazhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...