Varfëri, pabarazi dhe korrupsion, rreth 350 mijë shqiptarë jetojnë me më pak se 600 lekë në ditë

Hënë, 16 September 2024 17:23
 

Varfëri dhe pabarazi. Është kjo fotografia ende bardh e zi e mospasjes deri në mjerim në Shqipëri. Janë rreth 350 mijë qytetarë, kryesisht në zonat rurale që jetojnë me më pak se 600 lekë në ditë. Shifrat e përditësuara i tregoi Emanuel Salinas Drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.

“13.7% e popullsisë është në varfëri. Ndërkohë ka shumë të tjerë që gjenden në situatë vulnerabël, që gjenden në kufirin për t’u bërë të varfër. Nga ana tjetër nuk po ka mjaftueshëm kujdes për kapitalin njerëzor. Po ka shumë vëmendje ndaj emigrimit sesa ndaj kapitalit njerëzor. Emigrimi është një proces, dhe nuk duhet menduar për ta ndaluar. Kapitali njerëzor duhet trajtuar më me kujdes. Duhet të punojmë për edukimin dhe aftësimin e të rinjve”, tha Salinas.

Veç varfërisë dhe pabarazisë, një tjetër problem “madhor dhe urgjent” që Shqipëria duhet të zgjidhë është korrupsioni. Për drejtoreshën për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland, lufta ndaj korrupsioni është kusht për “rritjen ekonomike dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.”

“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsioni do të integrohej në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim”, tha ajo.

Nga konferenca e tretë Rajonale “Balkanomics” me fokus “Rritjen Ekonomike përmes Investimeve Inteligjente, zyrtarja e DASH kërkoi kujdes edhe procedurat tenderuese që iu jepen kompanive të huaja pasi ekziston rreziku i përdorimit të ekonomisë “si mjet presioni politik”. 

“Jemi partner të Shqipërisë, në nxisim vendin të marrë në konsideratë investimet që duhet të përthithur. Duhet të menaxhohen më mirë edhe tenderat. Duhet të merrni ofertuesit më të mirë, jo vetëm në bazë të çmimit. Pra lidhet me sigurinë kombëtare, të ketë mekanizma edhe për shtete që ju bëjnë ofertën”, tha Hyland.

Në konferencën rajonale “Balkanomics” u diskutua edhe mbi sfidat e tregut të punës nën ndikimin e zhvillimeve teknologjike si dhe rreziqeve në rritje që i kanosen Shqipërisë nga ndryshimet klimaterike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...