Kryedemokrati, Sali Berisha i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama i cili ka deklaruar më shumë se një herë, se opozita në zgjedhjet e 2025 do marri aq mandati sa ka marë në vitin e mbrapsht 1997.
‘I them në emër tuaj Edi Ramës, në zgjedhje të lira do marrësh ato që mori Spiro Koleka në vitin 1992’, theksoi Berisha në tubimin në mbështetje të tij që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.
Berisha: Ndaj dhe të ngrihemi në këtë betejë, të shembim këtë narkoshtet që mbahet vetëm e vetëm se përçmon shqiptarët.
Mbahet si argat i Vuçiçit në Tiranë.
Mbahet si armik i shqiptarëve dhe kombit shqiptar.
Mbahet me flamurin e kozmopolitanit, me flamurin e internacionalizimit të babait të tij shpirtëror, Enver Hoxha dhe të babait të tij shpirtëror aktual, Xhorxh Soros.
Koha ka ardhur, së bashku të gjithë në këmbë në betejën pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndryshim të pushtetit, fitore të opozitës.
Dhe njëherë, i them në emër tuaj Edi Ramës, në zgjedhje të lira do marrësh ato që mori Spiro Koleka në vitin 1992.
Ato që mori Xhelat Rama në vitin 1992.
Prandaj dhe ti bën gjithçka për të mbijetuar.
Prandaj dhe ti largon shqiptarët se e di se vota e tyre nuk mund të jetë kurrë për ty.
Prandaj dhe ti përdor anëtarët e organizatës kriminale të Skapit tënd për të mbyllur dosjet elektorale.
Për të amnistuar krimin elektoral.
Për të vrarë procesin zgjedhor, këta kriminelë në zyrat e tyre.
Sepse zgjedhjet e lira janë fundi yt i tmerrshëm.
Fundi yt i tmerrshëm dhe jo vetëm i yti, por i të gjithë sojit tënd, sorollopit tënd, skapistë e çfarë janë.
Ndaj, duke u falënderuar edhe njëherë me mirënjohje të pakufishme, ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë gjer në fitoren tonë.
Fitoren e opozitës, fitoren e Shqipërisë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!