Drejtuesit politik të PD në Tiranë, janë mbledhur në një takim për t’u mobilizuar në atë që e cilësojnë akison opozitar.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, shefi organizativ në PD, Klevis Balliu shkruan se aksioni nuk do të ndalet në asnjë moment.
‘Sot më shumë se kurrë është jetike bashkimi i çdo qelize opozitare për të shpëtuar vendin nga mafia në pushtet’, shkruan Balliu.
Statusi:
Sot në takim organizativ me drejtuesit e Tiranës.
Aksioni opozitar nuk do të ndalet në asnjë moment.
Sot më shumë se kurrë është jetike bashkimi i çdo qelize opozitare për të shpëtuar vendin nga mafia në pushtet.