Berisha-shqiptarëve: Këta që keni përpara si pushtet, një kalbësirë që shemben me sulmin e parë

E mërkurë, 18 September 2024 10:26
 

Në përmbyllje të fjalës së tij, lideri i opozitës, Sali Berisha iu drejtua shqiptarëve duke u thënë se përpara kanë si pushtet, një kalbësirë që shemben me sulmin e parë.

Teksa bëri një rezyme të asaj  se çfarë ndodh brenda bandës së hajdutëve të rilindjes, Berisha tha se ata kanë nisur prej kohësh të flasin me kode mafioze për të kamufluar vjedhjet që u bëjnë  taksapaguesve shqiptarë. 

 

Po ku ngopesh ti mor, ti nuk ngopesh kurrë?

I thotë Erion Veliajt në këtë mbledhje, ti je i vetëm në botë Erion që një bashki me 12 mijë vetë, me 350 milionë euro buxhet, ia dorëzove 5D-ve, ia dorëzove hajdutëve.

Po çfarë i thua dot ti atij mo, po ai thotë që i dorëzove 48 miliardë euro shpërdorimit, vjedhjes, abuzimit.

Po ata 5 hajdutët e vjedhjes 100 përqind të Erion Veliajt janë xhuxhë në krahasim me Lubinë, me Agaçin, me Edi Ramën, me Gonxhen, Maznikun.

Dhe i thotë, se Erioni kapardiset aty e i thotë, zoti Rama apo shoku, nuk e di se si i tha, të them se aeroplani im do punojë me dy motorë, njëri i Erion Veliajt dhe tjetri i Edi Ramës.

Dhe Edi Rama, haha i tha, zbrit pak poshtë se kur të rrëzohet aeroplani, të bën copa.

Absolutisht këto fjalë, ky është kodi i hajdutëve, kodi i mafiozëve.

Pra miq, mbledhjet ishin, më mbroni nga hajnia.

Mbledhjet ishin mbroni Olsin nga hajnia.

Mbledhjet ishin Lubinë nga vjedhjet.

Asambleistët përcollën me përçmim përveç Petro Koçit, që u ngrit, doli në rrugë, të tjerët nënqeshën, kurse ministrat, Zeusin e tyre e adhuronin vetëm e vetëm se i lë të vjedhin si atë.

E bëra këtë ekspoze para jush miq, për t’u thënë shqiptarëve se ju nuk u mungon guximi, për t’u thënë të gjithë shqiptarëve se këta që keni përpara si pushtet, këta janë një kalbësirë që shemben me sulmin e parë, me guximin e parë, me protestën e parë.

Të gjithë në këmbë, të gjithë në betejë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...