Pse nuk u hetua te 5D mbesa e Arben Krajës - Entela Lleshi Kruja në dosjen e drejtorëve bashkiakë

Saturday, 21 September 2024 19:37
 
 

Mbesa e prokurorit të SPAK Arben Krajës rezulton pjesë e dosjes 5 D të drejtorëve bashkiak, për të cilën kanë dalë të dhëna interesante. Entela Lleshi Kruja, vajza e motrës së prokurorit Kraja, është prej vitesh një njeri i besuar i Erion Veliajt që në kohën kur ishte Ministër i Mirëqenies Sociale. Pasi shkoi në Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj u kujdes ta merrte me vete edhe të besuarën e tij duke i dhëne një pozicion kyç, atë të shefes se prokurimeve në Bashki. Gjatë hetimit të dosjes 5 D, Entela Kruja rezulton se kërkohej nga administrator i kompanisë Nestor Muhametllari për marrjen e një klasifikimi të 5D-ve. Por se si dhe çfarë veprimi është bërë, SPAK nuk i futet më thellë duke përmendur vetëm fjalët e Muhametllarit që i thotë drejtoreshës së “Tirana Parking” se çështje për të cilën interesohej e zgjidhi nëpërmjet çunave. 

Entela Lleshi Kruja, vajza e motrës së Arben Krajës, prej vitesh është një njëri i besuar i Erion Veliajt që në kohën kur ishte ministër i mirëqenies sociale. Pasi shkoi në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u kujdes ta merrte me vete edhe të besuarën e tij duke i dhënë një pozicion kyç, atë të shefes së prokurimeve në Bashki . Gjatë hetimit të dosjes 5d kanë dalë të dhëna shumë interesante për këtë shtetase, në bisedën mes administratorit formal të 5D Nestor Muhametllarin me drejtoreshën e Tirana Parking Eglantina Zeren. Muhametllari interesohet për Entela Krujën tek Zere të cilën e pyet nëse e njeh pasi duhet të flasë me të sa të marrë një klasifikim. Në bisedën e radhës, administrator i 5D konstruksion, i thotë Zeres se e ka zgjidhur“përmes çunave” çështjen me Krujën, mbesën e prokurorit Arben Kraja.

“Ndërkohë rezulton se me datë 24.12.2019 Z. Nestor Muhametllari e pyet Znj. Eglantina Zere nëse e njeh punonjësen përgjegjës të prokurimeve në Bashki, duke i përmendur Znj. Entela Kruja, duke i kërkuar se duhet të flasë me të sa për të marrë një klasifikim, duke qenë se një dite më parë kishte hyrë në një procedurë dhe se Znj. Eglantina Zere i përgjigjet "ok". Më tej Z. Nestor Muhametllari i shkruan se ka folur me të dhe e ka zgjidhur përmes çunave. Më tej e pyet nëse i ka shkruar dhe se Znj. Eglantina Zere i përgjigjet se "Jo po e fola pak se jam në tavolinë me kryesorin". Rezulton se në telefonin e Z. Nestor Muhametllari kjo nëpunëse e prokurimeve e referuar rezulton të jetë shënuar "Entela prok. Bashki". Ajo ka komunikime me Ëhatsup me Z.Nestor Muhametllari të dokumentuara nga data 29.12.2020 deri me 06.02.2023. Ato rezulton se kanë koordinuar me këtë mënyrë komunikimi disa herë takime në zyrën e nëpunëses”.

Bie në sy fakti se SPAK nuk është thelluar dhe nuk jep të dhëna të mëtejshme se cila ka qenë biseda mes Nestor Muhametllarit dhe mbesës së Prokurorit Kraja, cka shton dyshimet se Prokuroria e Posacme ka fshehur rolin e Entela Krujës në aferat e kompanisë 5 D të drejtorëve të Erion Veliajt.  Rezulton se SPAK ka fshehur gjithashtu rolin e Entela Krujës edhe për dhënien e tenderave nga Bashkia në qendër të Tiranës jo vetëm për kompaninë 5 D por edhe për kompaninë e drejtuesit të njësisë administrative të Zal Herrrit Arben Maloku i cili rezulton të ketë përfituar miliona euro tendera nga Bashkia e Tiranës apo kompanisë së vëllezërve Qefalia.    

Arben Kraja njihej si një nga prokurorët që kishte në duar hetimet e dosjes së inceneratorit të Tiranës por hoqi dorë nga kjo çështje vjeshtën e kaluar, pa ndonjë argument shterues, dhe çuditërisht në kohën kur përkon me hetimet intensive që po kryheshin për një tjetër dosje që përfshin zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, ajo e 5d e ku rezulton se përmendet edhe mbesa e tij.

Nuk e dimë nëse përfshirja e mbesës në afera apo shkeljet e tjera ligjore,  janë disa nga arsyet e keqpërdorimit të prokurorit të SPAK Arben Kraja për goditjen dhe mbajtjen në arrest pa prova te liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...