Demokratët e diasporës ndezin motorët, nisin anëtarësimet në degën e re të PD Forli, e pranishme deputetja e Forca Italia

Saturday, 21 September 2024 19:42
 

Zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës po afrojnë dhe demokratët e diasporës në Itali kanë ndezur motorët për tu përgatitur për fushatën zgjedhore, duke zgjedhur kreun e degës së PD në Forli.

Sipas burimet për SYRI-n, ditën e sotme ka nisur procesi i anëtarësimeve të reja në degën e re të Partisë Demokratike në Forli Emiglia Romagna, në Itali, ku garojnë tre kandidatë për kreun e degës.   

Në garë për kreun e PD Forli Itali, janë Zj. Brunilda Dakoli, Z. Aleks Bega dhe Z. Gëzim Brunga.

Nga videot e ardhura, dallohet se gjatë këtij procesi është e pranishme kryetarja e LDG, Albana Vokshi dhe deputetja e Forca Italia, Rosaria Tassinari, partia simotër në Itali, e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Kujtojmë se për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë shqiptarët e diasporës dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndodhen jashtë vendit në ditën e zgjedhjeve, ndyshim ky i kërkuar nga opozita në votimin e Kodit Zgjedhor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...