‘Privatizimi dhe ndryshimi i destinacionit të ‘Partizanit’, veprime të socialistëve’/ Malltezi: Dosja për Berishën e dhëndrin e tij, e stisur politikisht!

Hënë, 23 September 2024 13:20
 
 

Argita Malltezi ka sqaruar publikisht dosjen voluminoze të SPAK ndaj liderit të opozitës Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për Klubin Partizani.

Një një konferencë për mediat Malltezi thotë se e gjithë dosja është e stisur politikisht nga prokurorët Kraja dhe Millonai, ndërsa hetimet për këtë dosje sipas saj, i bëjnë bashkëpunëtorë në krim.

Sipas zonjës Malltezi, SPAK kërkon që t’ia faturojnë Berishës të gjitha veprimet e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës që në atë kohë drejtohej nga Edi Rama, apo edhe ndryshimet që janë ndërmarrë për privatizimin dhe ndryshimin e destinacionit të pronës së Klubit Partizani. 

Të gjithas veprimet, sipas Malltezit janë ndërmarrë nga socialistët në qeveri në atë kohë, Anastas Angjeli dhe presidenti Alfred Mosiu, ndërsa Berisha thotë Malltezi ka qenë në opozitë.

Sipas saj, SPAK ka marrë dëshmitarë për të përgënjeshtruar dekretin presidencial.

Që në nëntor Kushtetuesja dha një vendim, për raportin e kompetencave KRT-KRRTSH, u pa që mori anën e bashkisë. KRRTSH pas mbledhjes së vendimit të parë, miratoi në bllok jo njollën e Klubit Partizani, por 11 vendimet e KRT që çoi Bashkia e Tiranës.

Destinacioni u ndryshua nga Berisha më 2013, thotë SPAK. Më 2008 ndryshoi me urba-planin i firmosur nga Rama dhe drejtorët e tij. Kjo u miratua me Vendim të Këshillit Bashkiak, më 2012.

Berisha që paska pasur interesin e dhëndrrit ka pritur 5 vjet për të ndryshuar destinacionin, sipas SPAK.

Ligje dhe VKM përtë favorizuar Malltezin- Janë ligje të përgjithshme që zbatohen për të gjithë popullsinë. SPAK sjell diskutimet e deputetëve në Komisionin e Ligjeve, ku arian Madhi diskuton me Edmond Spahon në lidhje me politikën dhe koalicionit fitues të zgjedhjeve për pronat. Ka pasur debate mes partive të koalicionit për ligjin e pronave, ndaj SPAK u është referuar këtyre debateve.

U tha që klubi ka qenë në planin e përhapjes- S’ka qenë që prej 2004, e ka nxjerrë Alfred Mosisiu kur ka qenë në presidencë dhe Berisha në opozitë. Kanë marrë dëshmitarë për të përgënjeshtruar dekretin presidencial. Vetëm këta e bëjnë një medioktritet të tillë, SPAK i kapur politikisht, që e ka bërë këtë përgënjeshtrim.

Procesi i privatizimit- Edhe pse përmendin vitin 2005, krijojnë idenë se me ardhjen e  Berishës në qeveri e ka nisur ai.

Në rastin kur propozohet për tjetërsim i kalohet automatikisht pronarëve. Në korrik 2005 ka qenë Anastas Angjeli që ka bërë propozimin.

Ka shkresa zyrtyare të asaj kohe që klubet kishin dalë jashtë funksionit dhe nuk përdoreshin për sport. Ka shkresa që ia kemi dërguar SPAK, që pjesa më e madhe e ambienteve janë zënë. Pse gënjejnë prokurorët Kraja e Millonai, pse i bëjnë këto gënjeshtra. A ka interes të gënjejë e të shkruajnë 500 faqe për një dosje të stisur e të montuar. Ata janë bashkëpunëtorë në krim e gënjejnë për çdo gjë që mundet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...