Skandali me diplomat e falsifikuara, ish-rektori i Wisdom: Mimoza Sadushi, motra e kryetarit te Gjykatës së Lartë, më falsifikoj firmën

Hënë, 23 September 2024 14:04
 

Ish-rektori i Universitetit Wisdom, Lush Përpali, ka folur në lidhje me skandalin e diplomave të falsifikuara që shiteshin deri në 10 mijë euro në tregun italian.

Përpali akuzon noteren Mimoza Sadushi (presidente e shoqates se Notereve, por dhe motra e kryetarit te Gjykates se Larte) si personin kyç për falsifikimin e diplomave te kolegjit Wisdom. 

Falsifikimi ka vijuar edhe më tej, pasi Përpali shprehet se në një zyrë noteriale, të noteres Mimoza Sadushaj, është përpiluar një dokument ku thuhet se “unë isha dakord me dokumentin”.

“Ç’punë kisha unë të shkoja në zyrën e noteres? Unë s’kam qenë asnjëherë në zyrën e kësaj notereje, por as e kisha të nevojshme të shkoja, pasi Rektori ka vulën tij, pse duhet të shkojë të konfirmojë një dokument në një zyrë noteriale”, tha Përpali.

Deklarata e tij:

"Falsifikimi në radhë të parë një herë është bërë nga këta që kanë vënë firmën pa dijeninë time.

Më pas kjo punë është thelluar sepse si duket kjo punë është diçka që bëhet në Shqipëri dhe është shumë e çuditshme kur noterja Mimoza Sadushi thotë se u paraqit në zyrën time dhe vërteton se kjo çertifikata më poshtë është e saktë, në një kohë kur unë nuk kam qenë kurrë në zyrën e saj për këto diploma, por në asnjë zyrë noteriale.

Nuk kam punë të futem nëpër zyra noteriale sepse ata kanë punën e vet, për çdo gjë ata e vëjnë firmën e vulën dhe jo vetëm unë por çdo njeri tjetër nuk besoj se e ka bërë kush një gjë të tillë.

Unë nuk i njoh ata disa janë italianë, disa janë shqiptarë që rrinë në Itali të cilët as s'më kanë takuar kurrë, as nuk më njohin mua, ata më njohin vetëm nga webisti.

Është një çudi e madhe kjo e cila nuk ka ndaluar këtu. Mbasi janë noterizuar nga Sadushi kanë shkuar në Ministrinë e Jashtme dhe kanë marrë vulë apostike dhe kjo e bën më serioze çështjen sepse këto dokumente false dalin të vërtetuara edhe nga shteti shqiptar. Ky i fudnit e ka vlerësuar si të saktë atë që është aty.

Dyshimet tona për certifikatat false i kemi pasur. Këto tonat janë zbuluar që nga muaji janar. Ambasada italiane pati një rol domethënës në të gjithë procesin pasi kërkonte përmes Ministrisë së Arsimit, të verifikoheshin certifikatatat që kishin vlerën e diplomës”, tha Përpali.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...